Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht përgatitjet në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026 ndaj Serbisë dhe Letonisë.
Pasditen e djeshme, ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo mbajti seancën e parë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, ku u vëzhgua gjendja fizike e lojtarëve dhe u provuan skema të ndryshme taktike.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije që ekipi u stërvit i plotë më të gjithë lojtarët që kanë mbërritur në Shqipëri, ndërkohë që Jasir Asani dhe Arlind Ajeti pritet të bashkohen në orët në vijim.
Seanca stërvitore e radhës do të zhvillohet pasditen e sotme, e cila do të jetë e hapur 15 minutat e para për median.