Wednesday, November 27, 2024

(Video) Kualifikueset Euro U-19 për vajza/ Shqipëria fiton 2-1 ndaj Malit të Zi, vendosin golat e Qoses dhe Ndojt

Lexo

Mali Zi-Shqipëri 1-2(Shënuese: Dokniç 48’/Qose 30′, Ndoj 68′)

Mali Zi:Zugiç,Bojaniç,V.Miloviç,Radeviç,Boriçiç,Durkoviç,Dokniç,Çadenoviç,Osmajiç,Tomaseviç,Krstevska Trajner:Ivan Tatar (U aktivizuan:Nikçeviç,T.Miloviç,Zarubica,Buckoviç)

Shqipëria:Spahiu,Nika,Hoxhaj,Allushi,Vata,Methoxha,Ago,Qose,Ndoj,Vasa,Bushati Trajner:Luçije Gjini (U aktivizuan:Hysa,Ndoci)

Gjyqtarë:Laura Mauricio,Melisa Korreia(Zvicër),Lilija Dumbalakova,Galija Eçeva(Bullgari) Delegat:Orkhan Huseinzade(Azerbajxhan)

Kombëtarja shqiptare e vajzave U-19 fitoi takimin e parë të grupit B1 ndaj Malit të Zi me rezultatin 2-1, e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2025 për këtë grupmoshë. Skuadra e drejtuar nga ish futbollistja e Vllaznisë Luçije Gjini, e cila bëri debutimin e parë si trajnere e vajzave 19-vjeçare kuqerzi, ka arritur të mar një fitore mjaftë të vyer përballë bashkëmoshatareve të Malit të Zi. Një ndeshje e cila nisi mjaftë mirë për skuadrën mike e cila në harkun kohor të 12-të minutave krijoj 3 mundësi të pastra shënimi por pa ja dal të gjej golin.

Vajzat e kombëtares tonë zgjohen pas minutës së 25-të kur Ndoj tenton të gjej kuadratin e portës mike me një goditje nga distanca por topi shkon jashtë. Më pas minutat e mbetura të pjesës së parë marin tjetër ritëm.

Shqipëria këmbëgul për të zhbllokuar rezultatin dhe ja arrin në të 30-ën minute. Një gabim në mesfushë i skuadrës së Malit të Zi dhe është futbollistja Qose që me një parabolë mposht portieren mike Zugiç.

Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 0-1 në favor të kombëtares tonë. Me pjesën e dytë e cila nis më mirë për futbollistet mike,të cilat barazojnë rezultatin pas një aksioni model të tyre. Osmajiç bënë gjithçka mirë në krahun e majtë dhe më pas jep një asist për Dokniç me këtë të fundit që gjuan saktë duke mposhtur portieren Spahiu në minutën e 48-të.

Vajzat e trajneres Gjini nuk e ulin ritmin dhe krijojnë dy aksione me anë të futbollisteve Ago dhe Ndoj por asnjëra prej tyre nuk ka shënjestrën e duhur. Të dy stafet hodhën në fushë lojtaret e tyre për të mundësuar zhbllokimin e rezultatit.

Por goli i fitores do të vinte në minutën e 68-të me anë të kapitenes Ndoj e cila lëviz mjaftë mirë në krah dhe pa u menduar dy herë gjuan me të majtën e saj duke mposhtur portieren Zugiç për herë të dytë. Gjithçka deri në përfundim të gjithë takimit edhe pas 5 minutave shtesë nuk ndryshoj,me kombëtaren shqiptare të vajzave nën moshën 19 vjeç që arrin kështu një fitore mjaftë të rëndësishme ndërsa vajzat Malazeze nuk arrin të dalin qoftë me një pikë në këtë takim. Ndeshja e radhës për vajzat tona do të luhet ditën e shtunë në orën 13:30 përballë Moldavisë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img