Saturday, August 23, 2025

(Video) “Kukës Arena”, gati për ndeshjen e parë zyrtare

Lexo

Marrin fund vuajtjet e skuadrës kukësiane. Ekipi i Superiores së futbollit shqiptar, më së fundmi do të luajë në fushën e qytetit të tij duke shmangur kështu shtegtimin në stadiumit e tjera të Shqipërisë.

Drejtuesit e klubit kukësian bëjnë të ditur se punimet kanë përfunduar dhe tashmë gjithçka është gati për të pritur ndeshjen e parë zyrtare. E veçanta e këtij stadiumi që është emërtuar ‘Kukës Arena”  ka të bëjë me faktin se tibunat e këtij stadium do të kenë emrat e disa prej figurave të njohura sportive të qytetit.

 

“Stadiumi i ri i cili pas pak kohësh do të presë më në fund skuadrën, do të mbajë emrin “Kukës Arena”. Investimi i bërë në stadium, e ka kthyer në një impiant modern i cili do të jetë edhe i gatshëm të presë ndeshjet e skuadrës sonë në Kupat e Europës, teksa ndeshjet mund të luhen edhe gjatë natës pasi stadiumi ka sistem ndriçimi.

Stadiumi “Kukës Arena” do të ketë emërtim të veçantë për secilën tribunë. Tribuna qendrore do të ndahet në dy pjesë dhe do të emërtohen

Tribuna “Zeqir Ymeri”

Tribuna “Gramoz Palushi”

Tribunat pas porte do të quhen:

Tribuna “Neim Hoxha”

Tribuna “Sadik Zeneli”

Tribuna përballë do të quhet

Tribuna “Shkëlzen Domi”

Punimet në fushën stërvitore po ecin me ritme të shpejta dhe në kujtim të futbollistit 17-vjeçar, i cili ndërroi jetë gjatë një ndeshje miqësore me të rinjtë e Kukësit, ky kompleks do të quhet “Kompleksi Stërvitore Ilirjan Thaçi””, thuhet në informacin zyrtar që KF Kukësi ka shpërndarë për median.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img