Friday, October 17, 2025

(Video) Kupa e Botës 2026 / Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” për sfidën ndaj Serbisë, nesër udhëton drejt Nishit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” nën drejtimin e trajnerit Silvinjo.

Stërvitja u fokusua te përgatitja atletike, loja me top dhe provimi i skemave të ndryshme, duke përfshirë edhe goditjet në portë.

Skuadra do të udhëtojë nesër drejt Nishit, ku në orën 16:30 do të zhvillohet konferenca zyrtare para ndeshjes me trajnerin dhe një lojtar, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac.

Pas konferencës, ekipi do të zhvillojë stërvitjen e fundit në orën 17:30 për të mbyllur përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë.

Konferenca për mediat e trajnerit Silvinjo do të transmetohet live në FSHF TV dhe në kanalin zyrtar të FSHF në YouTube.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img