Tuesday, December 23, 2025

(Video) Kupa e Shqipërisë Futsal. Vllaznia fiton 15-4 gjysmëfinalen ndaj ekipit tiranas Jata dhe pret në finale fituesin e çiftit Flamurtari-Tirana

Lexo

- Reklamë -spot_img

 

Vllaznia Futsal-Jata Futsal  15-4

(Shënues: Ari Djepaxhia, Alsid Tafili(2), Semir Gokaj(4), Mateo Çardaku(2), Rei Boshti(2) , Hyseni, Çokaj(2), Behari/Antonio Naska, Gerald Shabani)

Kanë nisur pasditen e sotme në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Një aktivitet ky i organizuar nga Federata Shqiptare e Futsales në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër duke pasur pjesëmarrës e katër ekipe: Vllaznia, Jata(ekip nga kryeqyteti), Flamurtari dhe Tirana.

Vllaznia-Jata, ishte çifti i parë gjysmëfinalist, të cilin amatorët e futsales paten rastin ta ndjekin në transmetimin e drejtpërdrejt nga “Qazim Dervishi” përmes kanalit Veriu Sport, ku në fushën e lojës kishte vetem një protagonist, ekipin kuqeblu, i cili i drejtuar nga trajneri Arben Xhaferi shpartalloi ekipin kundërshtar duke e mundur me rezultatin e thellë 15-4.

7 me 2 është mbyllur pjesa e parë në favor të Vllaznisë, ku autor të golave për kuqeblutë ishin Djepaxhia, Tafili, Gokaj, Çardaku, Boshti(2) dhe Hyseni, ndërkohë që për skuadrën kryeqytetase të drejtuar nga trajneri Florian Azizaj, shënuan Antonio Naska dhe Gerald Shabani.

Edhe pjesa e dytë foli e tëra për Vllazinë e futsales, e cila arriti të shënonte edhe 8 gola të tjerë në portën e Eni Xhelolarrit, me autorë Gokaj(3) Çokaj(2), Behari, Çardaku dhe Tafili, ndërsa për ekipin Jata, shënues ishin Lulja dhe Naska.

E gjithë ndeshja e gjykuar nga dyshja e arbitrave nga Tirana, Klejdi Shehu dhe Gerald Menaj, përfundoi me fitoren e ekipit të Vllaznisë me rezultatin e thellë 15-4.

Në këtë mënyrë, ekipi i Vllaznisë, kampion në fuqi kualifikohet në finale për t’u ndeshur me fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinalist, Flamurtari-Tirana.

(Video) Ndeshjen e plotë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë Vllaznia Futsal-Jata Futsal, 15-4, si dhe prononcimet e kapitenit Alsid Tafili, golashënuesve Mateo Çardaku, Saimir Hyseni dhe të presidentit të Vllanzia Futsal Fisnik Barbullushi, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img