Sunday, January 25, 2026

(Video) Kupa “Lekë Koçobashi”. Trofeun e 80-të vjetorit të lindjes së ish futbollistit kampion të Vllaznisë së viteve 70-të e fiton FC Scutari

Lexo

- Reklamë -spot_img

Lekë Koçobashi, është një nga emrat simbol të futbollit shkodran në vite. Falë shpirtit të lartë luftarak që e karakterizonte në fushën e lojës, Koçobashi, konsiderohet futbollisti unikal i viteve 70-të në radhët e Vllaznisë kampione.

Ndonëse është në kujfijtë e 80-të vjetorit të lindjes, falë energjive të pashtershme që e kanë karakterizuar përherë në fushën e lojës, Lekë Koçobashi është mjaft aktiv edhe sot në jetën e përditshme.

Vitet e fundit është zhvendosur me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por Shkodrën e tij asjëherë nuk e ka harruar. Dhe, në të njëjtën kohë, edhe Shkodra nuk e ka harruar. Dhe, pikërisht në kufijtë e 80-të vjetorit të lindjes, Shoqata e Rajonale e Futbollit Shkodër me kryetar Lazër Matinë si dhe kolegët e tij drejtues, Hysen Zmijani dhe Klazër Shkëmbi, ka nderuar ish futbollistin kampion të Vllaznisë Lekë Koçobashi me një Kupë me emrin e tij në futbollin e moshave.

Trofe i cili, pasi ka kaluar turet eleminatore, ka përballuar në finale e 15-të vjeçarëve dy skuadrat më të mira, Basania FC dhe FC Scutari, sfidë e cila pas një lufte të fortë sportive u mbyll me fitoren e FC Scutarit me rezultatin 3 me 0.

Ceremonia e dorëzimit të trofeut, pjesë e së cilës ishte vetë protagonisti i kësaj Kupe, Lekë Koçobashi me njerëzim më të afërt të familjes së tij, por edhe ish kolegët e fushës së lojës, Rauf Çanga, Ahmet Meta, mjeku sportiv Zyhdi Çoba, etj, është shoqëruar me emocione të shumta. Ku, natyrisht, pas përshëndetjeve të rastit nga kreu i shoqatës rajonale futbollit Shkodër, Lazër Matija dhe vetë Lekë Koçobashit, ka qënë ky i fundit që i ka dorëzuar kapitenit të FC Scutarit trofeun e rastit.

(Video) Pamje nga ceremonia e mbylljes së Kupës “Lekë Koçobashi”, finalen e së cilës, Basania FC-FC Scutari e fitoi me rezultatin 3-0, Scutari.    

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Zhgënjen Besa, mundet në shtëpi nga Skëndërbeu 2-3

Besa-Skënderbeu 2-3(Spahiu 8,Melo 56/Janaqi 54,Shaqe 71,Gjata 80) Besa:Abdullahu,Beqja,Kapo,Lima,Nurja,Danaj,Hasani(Begaj 74),Treni(Rrena 60),Spahiu,Melo,Çinedu(Hebeja 86) Trajner:Gugash Magani Skënderbeu:Alia(Dervishaj 45),Vangjeli,Gift,Ramos,Shaqe,Salim,Estrela,Janaqi,Çuçka(Gjini 57),Tajo(Gjata 79),Ukiçi(Gjumsi 46) Trajner:Ernest Gjoka...
- Advertisement -spot_img