Thursday, November 28, 2024

(Video) Kuqeblutë mirëpresin rikthimin e Muliut. 3 vjet më parë firmosi kontratë 5 vjeçare, por dëmtimi e la jashtë fushës, rreth një vit e gjysëm. Tashmë është gati për Vllazninë

Lexo

Falë vlerave që po shfaqte në Kampionatin Kombëtar të moshave, sulmuesi i talentuar i Akademisë së Futbollit Vllaznia U-19, Mersian Muliu, u përzgjodh nga stafi teknik si një futbollist i perspectives. Kaq mjaftoi që presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi në qershor të vitit 2021 të nënshkruante një kontratë 5 vjeçare me Mulinë.

Por, pikërisht kur të gjithë prisnin shpërthimin e tij në fushën e lojës, një dëmtim i rëndë e la jashtë fushës së lojës për një periudhë rreth një vjeçare e gjysëm.

Tashmë, duket se gjithaçka është lënë pas, dhe Muliu i është bashkuar ekipit U-21 në proçesin stërvitor, madje trajneri Ergi Borshi e aktivizoi në fushën e lojës duke i besuar edhe shiuritin e kapitenit në ndeshjen, Vllaznia U21-Partizani U21. Një ndeshje kjo që për Muliun si dhe për Vllazninë shkoi mjaft mirë duke regjistruar në mbyllje të ndeshjes fitoren me rezultatin 3 me 2.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Muliu shprehet i kënaqur që rikthehet në fushën e lojës duke lënë pas atë periudhë dëmtimi. Përmirësimi i ndjeshëm i gjendjes fizike, i jep mundësi që të vazhdojë të marrë ngarkesat e plota me grupin e parë të skuadrës, duke pasur besim të plotë që shumë shpejt do të jetë në formën e tij më të mirë sportive, jo vetëm për ekipin U21, por edhe për ekipin e parë.

(Video) Prononcimin e plotë të sulmuesit Mersian Muliu, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img