Ballina Futboll (Video) Kursi “UEFA Goalkeeper A”, një hap i rëndësishëm në rritjen e...

(Video) Kursi “UEFA Goalkeeper A”, një hap i rëndësishëm në rritjen e standardeve të trajningut të portierëve

Prej muajit maj 2025, Sektori i Edukimit pranë FSHF-së po zhvillon kursin UEFA Goalkeeper A, niveli më i lartë i kualifikimit për trajnerët e portierëve. Programi synon përgatitjen e trajnerëve për t’u integruar plotësisht dhe në mënyrë proaktive në stafet teknike, në përputhje me kërkesat e futbollit modern.

Workshopi i fundit i kursit u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, me pjesëmarrjen e kursantëve, trajnerëve të ekipeve kombëtare të moshave, video-analistëve dhe përgatitësve atletikë.
Erion Meta, Përgjegjës i Sektorit të Portierëve në FSHF, në një prononcim për fshf.org foli për rëndësinë e këtij kursi dhe për metodologjinë e aplikuar:

“Prej muajit maj 2025, Sektori i Edukimit ka nisur kursin UEFA Goalkeeper A, i cili është niveli më i lartë i kualifikimit për trajnerët e portierëve. Metodologjia kryesore e kursit është për t’i ofruar kompetencat e duhura për të qenë pjesë proaktive dhe bashkëpunuese dhe shumë integrale e stafit teknik”, – shpjegoi Erion Meta.

Workshopi i fundit u realizua para disa ditëve në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’ ku ishin prezentë kursantët e kursit, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave, video-analistët dhe përgatitësit atletikë. Kjo për të stimuluar ato situata në të cilat ata do të ndodhen në ambientet e klubit, ku i nevojitet një bashkëpunim dhe ndërveprim proaktiv dhe aplikimin e tyre në fushë” – theksoi Përgjegjësi i Sektorit të Portierëve në FSHF.

Ndërsa Ilir Bozhiqi, trajneri i portierëve të Kombëtares A, vlerësoi nivelin e kursit dhe mbështetjen e marrë gjatë zhvillimit të tij.

“Duhet të krenoheni, pasi edhe shumë vende të Europës nuk e kanë akoma këtë kurs të nivelit A. Me këtë rast dua të falënderoj të gjithë ata që na kanë suportuar, trajnerët e portierëve të Tottenham, të Kombëtares së Zvicrës, Interit, Drejtorinë Teknike të Federatës Shqiptare të Futbollit, stafet e ekipeve kombëtare të moshave, sepse kanë një rritje maksimale në vlerat teorike dhe praktike në ndihmë të tyre, të trajnerëve dhe stafeve teknike”, – u shpreh trajneri i portierëve të Kombëtares, Bozhiqi.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu