E hëna e 29 dhjetorit të këtij fundviti 2025, ka ardhur me dy lajme të trishta për sportin shqiptar.
Bëhët fjalë për ndarjen para kohe nga jeta të dy emrave të njohur Kristaq Eksarko dhe Enea Andrea. I pari, Kristaq Eksarko në moshën 66 vjeçare, ish futbollist i Partizanit, Kombëtares dhe pedagog i shkollës së mjeshtërisë së futbollit “Loro Boriçi” dhe i dyti, ish basketbollisti Enea Andrea në moshë 54 vjeçare.

Lajmi për ndarjen nga jeta të këtyre figurave të njohur të sportit shqiptar bëhet i ditur nga dy kolegët tanë të nderuar të medies sportive, Dëfrim Methasani dhe Gjergj Vyshka.
Për Dëfrim Methasani, shumë emocionues është takimi i dy ditëve më parë me Eksarkon, kur ai e vizitoi në shtëpi për t’i bërë një dhurata për vitin e ri, teksa në profilin e tij Dëfrimi shkruante:
“Në shtëpinë e ish futbollistit të Partizanit dhe kombëtares Kristaq Eksarko. Isha pranë tij, për ti bërë dhuratën e vitit të ri dhe për ti thënë që nuk është vetëm….
Ai ka 19 vite që është i paralizuar, ndaj ka nevojë për mbështetjen dhe solidaritetin tonë. Nëse dikush ka dëshirë ta respektoj, natyrisht që do ti jem mirënjohës jo vetëm unë, por veçmas ai dhe familja e tij. Gëzuar kampion, mua do më kesh gjithnjë pranë!”
Ndërkohë, sot, në një postim tjetër, kolegu Methasani jep lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të ish futbollistit Kristaq Eksarko:
“Nuk qe e thënë ta gëzonte vitin e ri. Sëmundja e mposhti kampionin dhe nga sot do të themi:”Pushofshë në paqe, Kristaq Eksarko”! Në mëngjesin e 29 dhjetorit, ndërroi jetë, ish futbollisti i Partizanit dhe kombëtares, mbrojtësi stoik me nr 2, ish pedagogu i shkollës së mjeshtërisë “Loro Boriçi”, që për fat të keq prej 19 vitesh u paralizua. Vetëm pak ditë më parë bëra një vizitë në shtëpinë e tij në prag të festave, pa menduar dhe besuar kurrë se sot duhet ti them “Lamtumirë Taqo”! U prehtë në paqe ky mjeshtër fatkeq, që sapo kish mbushur 66 vjeç dhe priste ti gëzohej 20-vjetorit të djalit të tij”.
Nga ana tjetër, kolegu Gjergj Vyshka, do të përcillte me të njëtën keqardhje dhe dhimbje humjen nga jeta të ish basketbollistit Enea Andrea, i cili ndër të tjera shërbeu edhe si komentator i basketbollit ne Radio Televizionin Shqiptar e ne Tring Sport.
“Basketbolli shqiptar dhe ai dinamovit kete te hene gdhihet ne zi. Ne moshen 54-vjecare, ne menyre te papritur, eshte ndare nga jeta Enea Andrea. Ish-lojtari i bluve deri rreth viteve 2005, e bashku me Eduard Carcanin, Dritan Memen, Skerdi Mucen, Alfred Rushajn, Afrim Bilalin etj, me ne krye trajnerin te ndjerin Arben Fagu, do te benin Dinamon e bukur te trofeve te ndryshme kombetar. Dinamon qe do t’i bente balle jo vetem Tiranes e Vllaznise, por mbi te gjitha dhe Valbones. Nje skuader qe hyri ne histori se titullin kampion ia dorezuan ne furgon e jo ne fushen e lojes. Pas lenies se karrieres, Enea Andrea u perfshi ne menyre spektakolare si komentator i basketbollit, vecanerisht ne ndeshjet e NBA-se, apo Euroliges ne Radio Televizionin Shqiptar e ne Tring Sport. Pa thene qe si specialist e tha fjalen e tij ne menyre dinjitoze ne Emisionin “24 sekonda” te gazetarit Henri Moja ne RTSH Sport. Qofsh i parajses Enea Andrea, nje yll qe do te ndricoje edhe me shume basketbollin shqiptar ne qiell…”
Stafi i Portalit “Veriu Sport”, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta famijeve përkatëse, Eksarko dhe Andrea si dhe komunitetit të sportit të futbollit dhe volejbollit, për humbjen e parakohshme nga jeta të dy figurave të spikatura të sportit shqiptar.
Gaspër MARKU



