Ballina Atletikë (Video) Lajmi i fundit…Franko Burraj-Medalje e Bronztë në Beograd. Atleti shkodran, ishte...

(Video) Lajmi i fundit…Franko Burraj-Medalje e Bronztë në Beograd. Atleti shkodran, ishte i pari në baterinë e tij dhe i treti në 400 metra(Kampionati Ballkanik i Sallave të Mbyllura)

Pas Medalje së Arit të fituar dy ditë më parë në Mitingun Ndërkombëtar të Bullgarisë ku zuri vendin e parë në garën e vrapimit 400 metra, atleti i talentuar shkodran, Fanko Burraj së bashku me trajnerin e tij Bruno Rrotani ka udhëtuar direkt nga Sofia në Beograd për t’iu bashkuar kombëtares së Shqipërisë në Kampionatin Ballkanik të Sallave të Mbyllura.

Grara e 400 metrave ku konkuronte kampioni shkodran ka qënë me shumë rivalitet ku për të përcaktuar fituesit janë dashur të jenë në konkurim plot gjashtë bateri.

Në baterinë e tij, të cilën mund ta ndiqni në vidion që shoqëron shkrimin, Franko ka mbërritur i pari në finish, ndërkohë, me kohën e përgjithshme të gjashtë baterive, është renditur në vendin e tretë duke u ngjitur në podium si fitues i Medaljes së Bronztë.

Dy rezultate këto të sukseshme në harkun kohor të dy-tre ditëve, çka dëshmojnë formën e mirë sportive që disponon atleti shkodran Franko Burraj, i cili së bashku me trajnerin e tij Bruno Rrotani kanë objektiva madhorë për vitin 2026.

Pjesë e Kampionatit Ballkanik të Sallave të zhvilluar në Beograd pasditen e shtunës së 21 janarit, ishin edhe një grup atletësh të njohur të ekipit Vllaznia, të cilët bënë një përformancë të mire. Kështu, Leandro Çardaku në garën  60 metër regjistroi kohën 7. 06 sek, Kolindo Kiri në Kërcim trehapësh arriti rezultatin 14.08 metër, Muhamet Çangeli në Kërcim së gjati me rezultatin 7.14 metër dhe Durjon Idrizaj në 60 metër me pengesa me kohën 8.75 sek.

(Video) Gara e atletit shkodran Franko Burraj në Beograd(Kamp. Ballkanik Sallat e Mbyllura)-Medalje e bronztë 400 m.

Gaspër MARKU

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu