I ndarë nga jeta një ditë më parë në moshën 77-vjeçare, në nderim të Sabah Bizit, një prej legjendave të futbollit, ish-futbollistit të Vllaznisë, Partizanit dhe ekipit tonë Kombëtar, i konsideruar edhe si ikona e fushës së blerta, që me të drejtë mban titullin “Nderi i Kombit”, pasditen e sotme iu dha lamtumira për në banesën e fundit.
Më herët, Klubi i Futbollit Vllaznia,Bashkia Shkodër dhe familja Bizi, organizuan homazhe në hollin e stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës, aty ku në rininë e tij, kur ky impiant emërtohej “Vojo Kushi”. Të pranishëm ishin familjarë, miq dhe personalitete të sportit dhe jo vetëm, autoritete të qeverisjes vendore, përfaqësues nga politika, etj shprehën ngushëllimet e tyre për familjen Bizi, si dhe klubit kuqeblu për humbjen e kësaj figure të mirënjohur të sportit shqiptar.
(Video) Pamje nga homazhet e organizuara në hollin e stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës në nderim të figurës së madhe, “Nderit të Kombit”, Sabah Bizi.