Vllaznia- GO+Peja 70-93 70-93(18-21, 27-26, 8-25, 17-21)
Java e pestë e Ligës Unike të basketbollit për meshkuj luajti mbrëmjen e së mërkurës ndeshjet e javës së pestë.
Në ndeshjen e Grupit B, vemendjen kryesore e mori sfida e luajtur në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës në mes Vllaznisë vendase dhe ekipit nga Kosova, GO_Peja.
Ndryshe ngapërballja e parë e luajtur në transfertë, ku Vllaznia pati mundur Pejen brenda në fushën e saj, këtë radhë, pejanët morën revanshin duke fituar në Shkodër me rezultatin 70 me 93.
Referuar ecurisë së takimit, pjesa e parë është shoqëruar me një rivalitet të madh, ku periodën e parë e fituan miqtë nga Peja 18-21, të dytën Vllaznia 27-26 duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me vetëm dy pikë diferencë në favojë të Pejes, 45-47.
Ajo që bëri diferencen në fushën e lojës ishte perioda e tretë, e cila u fitua nga Peja me shifrat 8-25, gjë që ndikoi në thellimin e avantazhit 53-72.
Me të njëjtën pamje vijon edhe perioda e katërt, e cila fitohet përsëri nga pejanët me shifrat 17-21duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e merituar të skuadrës kosovare.
Një humbje kjo, që sipas trajnerit kuqeblu, Eni Llazani, erdhi nga mungesat e dy titullarëve me peshë të formacionit të Vllaznisë, Justin Thomas dhe Klajd Kiri që po kalojnë probleme dëmtimi.
Nga ana tjetër, zëvendëstrajneri i Pejes, Gyltekin Selimi, u shpreh i kënaqur për lojën dhe fitoren e skuadrës së tij duke deklaruar se Peja synon fitimin e trofeut të Ligës Unike si dhe të Superligës kosovare.
(Video) Pjesa e dytë, Vllaznia-GO+Peja 70-93(Liga Unike basket meshkuj-transmetim me koment), prononcimet e plota të trajnerit të Vllaznisë Eni Llazani dhe të zv.trajnerit të Pejes, Gyltekin Selimi, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


