Wednesday, December 24, 2025

(Video) Liga Unike-Vllaznia e basketit meshkuj humbet në sekondin e fundit. E mund Apolonia 72-75 me koshin final të shënuar nga amerikani Jaylen Stanford Bate

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Apolonia 72-75(14-16, 22-20, 25-20, 11-19)

Pas fitores bindëse në transfertën korçare, takim i vlefshëm për Kampionatin Kombëtar të Superligës së meshkujve, takimi i radhës për Vllazninë e drejtuar nga tekniku Eni Llazani ishte ai ndaj ekipit të Apolonisë.

Dy skuadra këto që luajtën takimin e parë në kuadrin e Ligës Unike, Shqipëri-Kosovë, grupi B, aty ku bëjnë pjesë edhe dy ekipet kosovare, Golden Eagle Ylli dhe Go+Peja.

Sfida e luajtur mbrëmjen e së enjtes në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi”, të cilët amatorët e basketbollit, brenda dhe jashtë vendit patën rastin ta ndjekin në transmetimin e drejtpërdrejtë të Veriu Sport, u shoqërua me një rivalitet tejet të madh, për të cilin flasin edhe barazimet e shumta të regjistruara gjatë ecurisë së takimit.

Janë miqtë nga Fieri që fitojnë periodën e parë 14-16, ndërkohë që dhjetëminutëshi i periodës së dytë fitohet nga Vllaznia 22-20, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me shifrat e barabarta 36-36.

Pas pushimit të pjesës së parë, kuqeblutë e teknikut Llazani kalojnë momente të mira, gjë që reflektohet edhe në rezultat, ku përfundimi i kësaj periode mbyllet me rezultatin 61-56 për Vllazninë.

Apolonia ka një përmirësim të dukshëm në periodën e katërt, por gjithësesi Vllaznia është aty duke arritur të mbajë ekuilibrin dhe një minutë nga fundi i takimit është katër pikë plus.

Por, pikërisht, aty kur duhej të ishin më te kujdesshëm, kuqeblutë gabojnë, sidomos në gjuajtjet e lira, ku në këtë ndeshje ishte defekti kryesor i tyre, duke i dhënë mundësi miqve nga Fieri që të drejtuar nga trajneri Cristos Kousidis, të barazojnë rezultatin në 72-72.

Shansi për të fituar ndeshjen është sërishmi në anën e Vllaznisë, e cila kur duheshin edhe 52 sekonda lojë ka topin në zotërim, por dështon në dy mundësi, ndërkohë në limitet e kohës së rregullt, atë herë kur gjyqtaria po vërshëllente për mbylljen e takimit që do ta çonte në shtesë, është amerikani i Apolonisë Jaylen Stanford Bate që lëshon një top nga distanca e zonës tre pikëshe, i cili përfundon direkt në rrjetën e koshit të Vllaznisë.

Kosh ky që fikson rezultatin 72-75 në favor të ekipit fierak, i cili në këtë mënyrë e nis me fitore konkurimin në Ligën e Kombeve.

(Video) Ndeshjen, Vllaznia-Apolonia(pjesa e dytë me koment) për Ligën Unike në basket meshkuj, si dhe prononcimet e trajnerëve Eni Llazani(Vllaznia) dhe Cristos Kousidis(Apolonia) mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img