Monday, September 16, 2024

(Video) Maratona e notit “Agron Ruvina” Pogradec 2024-Spikasin notarët shkodranë, Viki Tafrruku dhe Jozef Shiroka

Lexo

Federata Shqiptare e Notit në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec dhe Qendren Multifunksionale Pogradec, organizuan në qytetin e Pogradecit, aktivitetin tradicional  Maratona e Notit “Agron Ruvina” 2024, kushtuar kësaj figure sportive që ka dhënë një kontribut të madh në sportin e notit.

Garat e zhvilluara në Liqenin e Ohrit patën si konkurues  65 notarë përfaqësues të ekipeve më të mira të Shqipërisë, mes të cilëve edhe ato të Shoqatës “Shkodra Not” me drejtues trajnerin e njohur Kolë Shiroka, ku në garë janë paraqitur notarët e Vllaznisë, Viki Tafrruku dhe Jozef Shiroka.

Ndër to, figurën më të mirë sportive e bëri Viki Tafrruku, e cila arriti të rrëmbente vendin e parë në konkurimin e kategorisë së fëmijeve deri në 14 vjeç për femra duke lënë pas në vendin e dytë dhe të tretë Luna Diamati e ekipit “Stela” dhe Ajlind Tallelli të Elbasanit.

Një figurë shumë të mirë sportive  në këtë aktivitet bëri edhe notari Jozef Shiroka, i cili u rendit në vendin e tretë për kategorinë të rinj dhe të rritur. Fitues i vendit të parë dhe të dytë në këtë kategori ishin Daniel Danja dhe Johan Askurti, përfaqësues të ekipeve Stela dhe të Elbasanit.

Në konkurimin e kategorisë fëmijë deri në 14 vjec meshkuj fitues i vendit të parë ishte Jakobo Xhindoli Elbasan, i ndjekur nga Flavio Kasemi dhe Rajan Brataj, që të dy të ekipit Flamurtari. Ndërkohë, për kategorinë të rinj të rritur femra, fituese e vendit të parë është Emi Karriqi e ekipit Stela.

Me interes është ndjekur edhe gara e veteranëve, ku fitues i vendit të parë për femra ishte Enkeleda Tupa e  Pogradecit dhe për meshkuj, Andi Kongoli i Elbasanit.

(Video) Pamje nga garat e Maratonës së notit “Agron Ruvina” zhvilluar në Pogradec

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img