Monday, November 25, 2024

(Video) Megi Doçi, “dy gëzime në një ditë”! Fiton trofeun “Personazhi i vitit 2022”, dhe 1 mijë Euro të akorduara nga Alban Xhaferi!

Lexo

Për Megi Doçin, futbollisten e talentuar të Vllaznisë dhe ekipit tonë kombëtar, mbrëmja e së mërkurës ishte me të vertetë e veçantë. Autorja e mbi 600 golave në kampionatin shqiptar, përfshirë edhe atë më të rëndësishmin e karrieres së saj sportive që shënoi kundër Realit në Madrit për ndeshjen e grupeve të Ligës së Kampioneve të Europës, pati dy gëzime në një ditë.

Krahas trofeut akorduar nga organizatorët, Gazeta Shkodra Sport dhe RTSH Shkodra si personazhi i vitit 2022, të cilin ia dorëzoi Kryetarja e Këshillit Bashkiak Shkodër, Brisela Kadija, Megit iu dorëzua zarfi me 1 mijë Euro akorduar nga Presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, premtin që numri një i klubit kuqeblu e kishte bërë më heret, si premio për një gol Champions League.

Për të qënë më të saktë në komentin tonë, premtimi për një premio të tillë, për një gol të shënuar në fazën e grupeve të Champions League, i është bërë Megit në takimin promovues të sponsorit zyrtar të KFF Vllaznia, Rokit, gjatë një takimi miqësor që Megi pati me presidentin Xhaferi dhe dy përfaqësues të tjerë të biznesit dhe qeverisjes vendore për shumën 3 mijë Euro. Që do të thotë se krahas pjesës të akorduar mbrëmë nga Xhaferi, Megi është në pritje edhe të 2 mijë Eurove të tjera të premtuara nga personat në fjalë.

(Video) Futbollistja Megi Doçi në ceremoninë e dorëzimit të trofeut “Personazhi i vitit 2022”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img