Friday, September 12, 2025

(Video) Melos Bajrami, optimist për rezultat pozitiv ndaj Partizanit: Jemi gati për ndeshjen e nesërme, besoj që gjithçka do të shkojë mirë dhe po e presim me padurim!

Lexo

Vllaznia rikthehet këtë fundjavë të luajë në shtëpi teksa pret të shtunën në stadiumin “Loro Boriçi” Partizanin. Për Melos Bajramin, futbollistin nga Prishtina që ka fituar besimin e trajnerit Edi Martini për një vend titullari në formacion, skuadra kuqeblu ka ditë që përgatitet për këtë sfidë dhe po e pret me padurim zbritjen në fushën e lojës duke pasur objejtiv, vetëm fitoren.

“Është një sfidë që e kemi përgatitur gjatë gjithë javës, jemi gati për ndeshjen e nesërme, besoj që gjithçka do të shkojë mirë dhe po e presim me padurim. Ka qenë një humbje që na ka dhembur, por nga çdo humbje e merr një mësim dhe kemi mësuar që ato gabime mos ti bëjmë më. Kemi pasur kohë gjatë kësaj kohe dhe tani jemi të bindur që do të bëjmë më mirë në situata të caktuara. Strategjinë do e lemë te ndeshja, jemi fokusuar dhe kemi analizuar të gjitha pikat e tyre, besoj jemi të gatshëm dhe gjithçka do të shkojë mirë. Jam përshtatur mirë, prurjet e reja e kanë treguar veten, që janë pjesë e rëndësishm e ekipit.

Ky është viti im i dytë në Shkodër, gjithçka ka shkuar mirë për mua, kemi një ekip më të plotë se vitin e kaluar tani të shohim. Lojtarët e stolit nuk kanë ndonjë diferencë të madhe me ata që e nisin titullar. Pretendete besoj janë edhe ato skuadrat që kanë qenë vitin e kaluar, ne do të marrim ndeshje pas ndeshje, dhe të rëndësishme janë 3 pikët e ndeshjes së ardhshme. Egnatia dhe Partizani janë  rivalët më të fortë të Vllaznisë. Nuk e kam problem pjesën e formacionit, do mundohem ta bëj punën siç ma kërkon trajneri. Si ekip i vlerësojmë të gjitha njësoj, do jemi të fokusuar 100% dhe të marrim fitoren. Shpresoj të kem paraqitje sa më të mira këtë sezon dhe të ndihmoj ekipin”, u shpre ndër të tjera, mbrojtësi nga Prishtina, Meros bajrami, gjatë konferencës për shtyp të pragndeshjes, Vllaznia-Partizani organizuar në mjediset e stadiumit, “Loro Boriçi”.

(Video) Prononcimin e plotë të mbrojtësit të Vllaznisë, Meros Bajrami, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar: Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img