Kur duhen edhe rreth dhjetë ditë nga ballafaqimi i parë në Ligën e kampioneve të Europës, Klubi i Futbollit Femra Vllaznia ka prezantuar blerjet e reja. Një gjë e tillë është bërë përmes një konference shtypi ku presidenti i Vllaznisë për femra, Lazër Matija, bëri të ditur se janë 11-të lojtare që i janë bashkuar Vllaznisë, të cilat vijnë, nga Amerika, Franca, Kosova, nga Apolonia dhe Atletik Club Shkodra në kampionatin shqiptar, si dhe rikthimi i Megi Doçit nga kampionatin turk.
Lista e lojtareve të reja që kanë firmosë për Vllazninë:
- Megi Doçi
- Verona Berisha
- Fabiola Caka
- Antigona Hyska
- Xhesika Ndoj
- Raeanne Jeanette Jones
- Sanera Marie Ahamadi
- Busra Kenet
- Hannah Elizabeth Reynolds
- Mikayla Victoria Mustard
11.Santana Marie Pressley
Sipas Matisë, nga të gjitha zyrtarizimet e kësaj merkatoje verore, më i spikaturi është ai i Megi Doçit, e cila la Turqinë për Vllazninë duke garantuar se do të japë më të mirën e saj për uniformën kuqeblu.
Gjatë prononcimit të tij, presidenti Matija, vlerësoi seriozitetin që skuadra e tij me në krye trajnerin Nikolin Leka po zhvillon në prag të ndeshjeve euroipiane që nisin me datë 4 shtator. Pozitive në këtë drejtim, janë dy miqësoret e fituara ndaj Buduçnost të Podgoricës dhe Mitrovicës.
Sa i përket grupit 2 eleminator të Ligës së kampioneve ku bën pjesë Vllaznia, Matija, tha se është grupi më i fortë, por gjithësesi, ai u shpreh optimist se skuadra kuqeblu do ta kalojë me sukses ndeshjen e parë, të cilën do ta luajë përballë kampiones së Gjeorgjisë, për të kërkuar më pas fitore edhe në finalen e grupit që i rendit në vendin e parë.
(Video) Pamje nga prezantimi i 11-të futbollisteve të reja me uniformën kuqeblu, si dhe prononcimin e presidentit të KFF Vllaznia, Lazër Matija, mund t’i ndiqni në faqen tonë zyrtare, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU