Monday, November 25, 2024

(Video) “Mirënjohje” nga Bashkia Shkodër për Mjeshtrin e Madh të futbollit, Hysen Zmijani

Lexo

”Në 60-vjetorin e lindjes së mjeshtrit të madh të futbollit Shkodran, kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia përmes një ceremonie të veçantë që bëri bashkë emra të shquar të sportit, i akordoi vlerësimin e “Mirënjohjes” futbollistit Hysen Zmijani. Ai vlerësoi kontributin që Zmijani ka dhënë për ngjyrat kuq e blu si dhe kombëtaren e Shqipërisë, duke lartësuar emrin e vendit tonë edhe në arenën ndërkombëtare.

Kolegë të tij, familjarë, miq dhe drejtues të sportit ishin pjesë e kësaj ceremonie, për të ndarë gëzimin e një dite të shënuar për Hysen Zmijanin.

“Nder dhe privilegj të jesh mes emrave të spikatur të sportit shkodran dhe atij shqiptar që na kanë bërë krenar të gjithëve. Pata kënaqësinë që në ditëlindjen e tij të 60-të, të vlerësoja me titullin “Mirënjohje” për kontributin që ka dhënë për ngjyrat kuq e blu si dhe kombëtaren e Shqipërisë, mjeshtrin e futbollit Hysen Zmijani.

Shkodra ka fatin që në gjirin e saj të ketë kaq shumë talente, që ndër breza i kanë dhënë aq shumë këtij qyteti dhe Shqipërisë, duke ja lartësuar emrin në botë. Mirënjohja dhe vlerësimi është më e pakta që mund të bëjmë për këto figura.”, u shpreh ndër të tjera, kryebashkiaku Bardh Spahia. 

I lindur në Shkodër në vitin 1963, Hysen Zmijani mbetet një prej emrave të shquar të futbollit shqiptar. Ai ka luajtur në Shqipëri, Francë, Arabi Saudite dhe Gjermani. Në nderim të tij në Shkodër do të luhet edhe Kupa “Hysen Zmijani” ku në fushën e lojës do të zbresin disa nga emrat e shquar të futbollit shqiptar të vitevë ’80.

Mes familjarëve të pranishëm, ishte edhe e motra e Hysen Zmijanit, ish basketbollistja kampione e Vllaznisë, Farida Zmijani-Ramadani, e cila shprehet e emocionuar për vlerësimin që iu bë të vëllait të saj.

“SOT vleresim si Legjende i Sportit Hysen Zmijani nga Kryetari i Bashkise Shkoder Z Bardh Spahia per te vazhduar mbasdite ne Stadiumin Loro Boriçi me Kupen “Hysen Zmijani” ne 60 vjetorin e ditelindjes. Vleresim dhe krenari shkodrane, familjare dhe kombetare per djersen dhe mundin nder vite si futbollist duke u rreshtuar ne eliten sportive shqiptare. Legjendat bejne histori. Sportistet dhe artistet jane ambasadoret me te mire te vendit. Ne kete takim kishte mjaft futbolliste, artiste elitare te Shqiperise por dhe personalitete nga Gjermania si dhe familjare. Falenderoj Zotin qe e kam vella dhe vleresoj krenarine e tij. Gezofsh edhe 100 vellai im se bashku me familjen tende te bukur dhe prane nesh.”, nënvizon Farida pas takimit.

(Video) Pamje nga ceremonia e organizuar nga Bashkia Shkodër në nderim të ish futbollistit shkodran, Hysen Zmijani, që u dekorua me titullin “Mirënjohje”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img