14 ekipe me mundësit më të mirë të Shqipërisë të kategorisë së moshës U-15 dhe U-17 konkuruan këtë fundjavë për dy ditë me radhë në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës në kuadrin e Kampionatit Kombëtar të kategorisë së moshës U15 dhe U17.
Një aktivitet kombëtar ky që organizohet në qytetin verior pas një periudhë pauze disa vjeçare, gjë e cila u prit mjaft mirë nga tifozët e këtij sporti burrëror, të cilët përcollën entuziasëm në pallatin e sportit.
Në ditën e parë, në garë ishte disiplina e mundjes së lirë, ku vendin e parë si ekip e fitoi JONAS WRESTLING i Tiranës me 189 pikë, i ndjekur nga Vllaznia me 162 pikë dhe Kukësi me 160 pikë.
Nga ekipi i Vllaznisë që drejtohet nga trajneri Altin Anza, figurën më të mirë sportive e bënë Amer Faslia dhe Enes Anza, të cilët u shpallën kampionë kombëtar individual në peshat përkatëse 62 dhe 75 kilogram, ndërkohë që Aman Brahimi u rendit në vend të tretë.
Aktivitetin e ndoqën nga afër edhe veteranët e nderuar të sportit të mundjes, Ded Bregu, Eljaz Guri dhe Dilaver Cufi, si dhe kolegë të tjerë të brezave të ndryshëm, të cilët shprehen kënaqësinë që sporti i mundjes rikthehet në Shkodër, këtu ku tradita është e kahershme.
Aktivitetin e ndoqi nga afër edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Mundjes, Isa Merkja, i cili përcolli vlerësime në lidhje me organizimin e këtij aktiviteti.
Rezultatet teknike të ditës së parë-Mundje e Lirë
KAMPIONATI KOMBËTAR – STILI I LIRË
Kategoritë U15 & U17
U15 – Stili i Lirë
Vendi i Parë: JONAS ËRESTLING – 189 pikë
Vendi i Dytë: VLLAZNIA – 162 pikë
Vendi i Tretë: KUKËSI – 160 pikë
Fituesit sipas peshave:
34–38 kg – Jasin Gerbolli (Kukësi)
41 kg – Ernest Domi (Kukësi)
44 kg – Klevis Zeneli (Kukësi)
48 kg – Dario Kocileri (Tirana)
52 kg – Algen Axhami (Kukësi)
57 kg – Jasir Hajrullai (Jonas Ërestling)
62 kg – Amer Faslija (Vllaznia)
68 kg – Domeniko Dunisha (Jonas Ërestling)
75 kg – Enes Anza (Vllaznia)
85 kg – Erigert Koldashi (Kukësi)
Mundësi më i mirë i kategorisë U15:
Ernest Domi (41 kg – Kukësi)
⸻
U17 – Stili i Lirë
Vendi i Parë: TIRANA – 170 pikë
Vendi i Dytë: JONAS ËRESTLING – 87 pikë
Vendi i Tretë: TEUTA – 49 pikë
Fituesit sipas peshave:
51 kg – Alkeo Sulaj (Tirana)
55 kg – Ebubeker Azuni (Jonas Ërestling)
60 kg – Klevis Kryeziu (Tirana)
65 kg – Ervis Bardh (Tirana)
71 kg – Ormir Kastrati (Kukësi)
80 kg – Regis Lasku (Tirana)
92 kg – Klajdi Lika (Tirana)
110 kg – Ergi Vishkurtaj (Tirana)
Mundësi më i mirë i kategorisë U17:
Ormir Kastrati (Kukësi)
Urime të gjithë sportistëve, trajnerëve dhe ekipeve për performancat e shkëlqyera dhe shpirtin garues në këtë kampionat!
(Video) Pamje nga konkurimi i ditës së parë të Kampionatit Kombëtar të kategorisë së moshës U15 dhe U17, si dhe prononcimet e Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Mundjes, Isa Merkja, si dhe të Dilaver Cufit, ish mundës i njohur i Vllaznnise dhe Sekretar i Shoqatës së Mundjes Vllaznia, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.



