Pas titullit kampion me U9, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Altin Anza, bëri një përfaqësim dinjitoz edhe në Kupën e Shqipërisë, ndeshjet e së cilës u zhvilluan në qytetin e Beratit, këtë radhë për kategorinë e moshës U15 dhe U17.
Amer Faslija pesha 62 kg, Muhamed Tula pesha 75 kg, u shpallën kampion si individë. Unejs Hafizi pesha 57 kg, Enes Anza pesha 68 kg, dhe Amar Brahimi pesha 85 kg, u renditën në vendin e dytë.
Ndonëse nuk arritën të futen në treshen vendeve të nderit, figurë të mirë sportive bënë edhe mundësit Hadis Bashi- pesha 41 kg, Ergi Muçobega- pesha 52 kg, Bekim Ramekaj -pesha 57 kg, Halid Ulqinaku – pesha 62 kg, cilët kontribuan në klasifikimin ekipor, ku Vllaznia për U15 u rendit e treta. Ndiqni pamje nga konkurimi i mundësve shkodranë të kategorisë U15 në aktivitetin e Kupës së Shqipërisë, zhvilluar në Berat.
(Video) Pamje nga ndeshjet e mundësve të Vllaznisë në Kampionatin Kombëtar të moshës U15, zhvilluar në Berat.
Gaspër MARKU