Monday, December 23, 2024

(Video) Mundje-Vllaznia e drejtuar nga Altin Anza, shkëlqen në K. K. U20 dhe të Rritur. Spikasin: Koçeku, dy Sykajt, Camaj, Bregu me vende nderi

Lexo

Mundësit shkodranë vazhdojnë të bëjnë një paraqitje mjaft të mirë në përfaqësimet e tyre zyrtare të garave kombëtare. I tillë ishte edhe konkurimi dinjitoz në Kampionatin Kombëtar për kategorinë U-20, si dhe atë të kategorisë së Rritur.

Kështu, në Kampionatin Kombëtar për të rinjë U20 zhvilluar në Tiranë, tre mundësit e Vllaznisë, Klevis Koçeku, Elsamed Sykaj dhe Jesir Sykaj u ngjitën në podium duke fituar vende nderi.

Konkretisht, Klevis Koçeku i peshës deri në 79 kg dhe Elsamed Sykaj i peshës së rëndë deri në 125 kg, u renditën në vendet e dyta duke merituar medalje argjendi, ndërkohë që Jesir Sykaj, konkurues në peshën deri në 65 kg u rendit në vendin e tretë duke u shpërblyer me medaljen e bronztë.

Krahas konkurimit individual, edhe si ekip, Vllaznia U-20 e drejtuar nga trajneri Altin Anza ka qënë mes më të mirave duke u renditur në vendin e tretë. Një paraqitje mjaft të mirë ka bërë Vllaznia e mundjes edhe për kategorinë e të rriturve, ku u përfaqësua me Maldin Camajn dhe Ahmed Bregun.

Camaj konkuroi në peshën deri në 65 kg dhe u rendit në vendin e vendin e trete, ndërsa Bregu ishte konkurues në peshen deri në 86 kg, duke u klasifikua i treti, dhe që të dy merituan medaljet e bronzta.

Ajo që duhet theksuar, ka të bëjë me atë që këto rezultate pozitive arrihen në një kohë që kushtet stërvitore të ekipit të mundjes Vllaznia vazhdojnë të jenë tejet modeste, ku një numër i konsideruar mundësish përgatiten në një dhomë fare të vogël të shndërruar në palestër.

Megjithatë, deri në konkretizimin e vendimit të marrë nga Bashkia Shkodër për të marrë hapësirat e duhura poshtë shkallë të stadiumit “Loro Boriçi”, trajneri  Altin Anza që vazhdon traditën e babait të tij, ish kampionit Ali Anza, po punon me përkushtim për t’i rikthyer Shkodrës lavdinë e dikurshme të sportit të mundjes.

(Video) Pamje nga ndeshjet e mundësve të Vllaznisë në Kampionatin Kombëtar U20 dhe të Rritur.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img