Thursday, September 19, 2024

(Video) Mundje-Vllaznia me trajner Altin Anza, model në punën me moshat. Talenti Alban Sykaj kampion individual dhe në vend të tretë si ekip

Lexo

 

Pas Kampionatit Kombëtar të Mundjes për moshat 9 dhe 12 vjeçare ku kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Altin Anza spikaten për rezultate të larta, të njëjtën gjë bënë edhe në konkurimin e 15 dhe 17 vjeçarëve, duke treguar se mundja shkodrane është në rrugë të mbarë.

Aktiviteti i fundit i organizuar nga  Federata Shqiptare e Mundjes u zhvillua në qytetin e Vlorës me pjesëmarrjen e ekipeve më të mira të Shqipërisë, mes të cilëve edhe Vllaznia që konkuroi me pesë sportistë, Unejs Hafizi, Halid Ulqinaku,  Amer Faslija, Alban Sykaj, Amer Ulqinaku, të cilët falë përformancës së tyre, që të gjithë u ngjitën në podium.

Spikatjen më të madhe e ka bërë mundësi i talentuar Alban Sykaj, i cili duke konkuruar në peshën deri në 68 kg u rendit në vend të parë duke u shpallur kampion i kësaj peshe.

Shumë pranë titullit kampion individual kanë që edhe mundësit e tjerë shkodranë, Unejs Hafizi konkurues në peshën deri në 52 kg, Halid Ulqinaku pesha 57 kg, Amer Ulqinaku pesha 85 kg, të cilët u rënditën në vendin e dytë. Figurë të mirë sportive bëri edhe Amer Faslija, i cili duke konkuruar në peshën deri në 62 kg u rendit në vendin e tretë.

Në klasifikimin ekipor, Vllaznia e drejtuar nga trajneri pasionant Antin Anza u rendit në vendin e tretë. Një vend ky nderi për mundjen shkodrane, e cila me paraqitjet e saja dinjitoze ka dhënë sinjale shumë pozitive për rikthimin e saj në nivelet e larta, siç ka qënë edhe vite më parë.

Rezultate këto që po arrihen në kushte shumë të vështira stërvitore, ku duhet thënë se ekipet e mundjes Vllaznia vazhdojnë të stërviten në një dhomë me përmasa shumë të vogla duke mos plotësuar asnjë kusht professional dhe higjenik për numrin e madh të sportistëve që derdhin djersë në këtë ambjent, që kurrësesi nuk mund të quhet palestër sportive.

(Video) Pamje nga ndeshjet e mundësve të Vllaznisë në Kampionatin Kombëtar të moshave U15 dhe U17.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img