Wednesday, November 19, 2025

(Video) Mundje-Vllaznia shkëlqen në Kampionatet Kombëtare të moshave. Shpallet kampione U-9 dhe nënkampion me U-20, si dhe 7 kampion individual

Lexo

- Reklamë -spot_img

Mundësit shkodranë të drejtuar me plot passion nga trajneri Altin Anza vazhdojnë rrugëtimin e tyre të rezultateve pozitive. Pas suksesit të arritur më herët në Kampionatin Kombëtar të zhvilluar në Shkodër, Vllaznia ka shkëlqyer edhe në Kampionatin Kombëtar të moshave të zhvilluar në Tiranë.

Pjesëmarrja e Shoqatës së Mundjes Vllaznia në këtë aktivitet ishte në tre kategori konkurimi, duke filluar nga grupmosha U-9, për të vijuar me U-12, si dhe U-20,  ku ekipi kuqeblu tregoi edhe një herë nivelin e lartë dhe punën e shkëlqyer që po bëhet me të rinjtë.

Rezultatin më të mirë e Vllaznia e arriti në Kategorinë U-9, Stil i Lirë, ku u shpall Kampione e Shqipërisë! Ndërkohë, një paraqitje shumë të mirë bëri edhe në Kategorinë U-20 ku ishte shumë pranë titullit kampion, por në fund u rendit në vendin e dytë, nënkapion i Shqipërisë.

Në konkurimin individual, vendet e para dhe titullin kampion e merituan: Emir Kaduku 38 kg, Prisjam Demushi 42 kg dhe Jusuf Hafizi 54 kg në disiplinën e Mundjes së Lirë për moshën U-9.

Ndërsa, në konkurimin e kësaj moshe për disiplinën e Mundjes Klasike, kampion individual u shpallën: Haris Suti 34 kg,  Eris Mhillaj 54 kg.

Kampion kombëtar për Kategorinë e moshës U-12 stil i lirë u shpall Uedah Toro i peshës deri në 30 kg. Po në këtë moshë, por për stilin Klasik, Greko-Romak, kampion kombëtar u shpall Jasin Cekaj i peshës 72kg.

Për Kategorinë e moshës U-20 për Stilin e Lirë, figurën më të mirë në konkurimin individual e bënë mundësit Eden Zhuri 57 kg, Eglis Mhillaj 65 kg, Jozef Blinishta 79, Elsamed Sykaj 125 kg, të cilët u renditën në vendin e dytë.

Rezultatet teknike të mundësve shkodranë në KK të moshave-Tiranë

U9 Stil i lirë

Amir Puka 20 kg vendi  3

Jasir Hoti 24 kg vendi 3

Ensar Xhabija 28 kg vendi 4

Jusuf Shahini 32 kg vendi i 3

Veton Demushi 34 kg vendi 2

Emir Kaduku 38 kg vendi 1

Prisjam Demushi 42  vendi 1

Jusuf Hafizi 54 kg vendi  1

U9 Stili Klasik

Emrah Plangaj 28 kg vendi 4

Emir Kazazi 32 kg vendi 4

Haris Suti 34 kg vendi 1

Eris Mhillaj 54 kg vendi 1

U 12 Stil i Lirë

Uedah Toro 30 kg  vendi 1

Fuhejd Faslia 33 kg vendi 4

Imran Bushati  37 kg vendi 4

Omer Puka 41 kg vendi 4

Muhamed Pizga 41 kg vendi 4

Yusuf Işçi 44kg  vendi 4

Ahmed Plangaj 61 kg vendi 4

Eriglen Dedaj 72 kg vendi  3

Stili Stili Greko-Romak U12

Jasin Cekaj 72 kg  vendi 1

Stil i lirë U20

Eden Zhuri 57 kg vendi  2

Eglis Mhillaj 65 kg  vendi 2

Muhamed Toro 70 kg vendi 3

Enes Anza  74 kg vendi 3

Jozef Blinishta 79 vendi 2

Amar Brahimi 86 kg  vendi 4

Unejs Muça 92 kg vendi 3

Elsamed Sykaj 125 kg vendi 2

Pjesë e Kampionatit Kombëtar të Moshave në mundje zhvilluar në Tiranë ishte edhe arbitri Pal Parku i kolegjumit të gjyqtarëve të mundjes Vllaznia, i cili në përfundim të aktivitetit u vlerësua me diplomë nderi.

(Video) Pamje nga ndeshjet e mundësve shkodranë në KK të moshave U9, U12, U20 zhvilluar në Tiranë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img