Monday, November 25, 2024

(VIDEO) NATIONS LEAGUE/ KOMBËTARJA MBYLL PËRGATITJET NË “MIKHEIL MESKHI” PËR NDESHJEN NDAJ GJEORGJISË

Lexo

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore në “Mikheil Meskhi Stadium” në prag të ndeshjes së ditës së nesërme ndaj Gjeorgjisë.

Skuadra zhvilloi një seancë të plotë stërvitore, që zgjati pak më shumë se 1 orë. Në minutat e para u fokusua te përgatitja atletike, ndërsa më pas stërvitja u fokusua te loja me top dhe provimi i situatave apo skemave të ndryshme të lojës, duke provuar edhe goditjet në portë.

Lojtarët janë në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme fizike. Të gjithë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin ndaj Gjeorgjisë.

Ndeshja Gjeorgji – Shqipëri e vlefshme për UEFA Nations League, luhet nesër në stadiumin “Mikheil Meskhi”, në orën 18:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img