Thursday, September 19, 2024

(Video) Ndarja nga jeta në moshën 40 vjeçare e ish basketbollistit Elvis Saiti, flet kolegu dhe miku i afërt, trajneri i basketbollit Ermal Milla

Lexo

Shkodra dhe në veçanti sporti shkodran, ka humbur një emër shumë të njohur. Bëhet fjalë për ish basketbollistin, më pas trajnerin, por edhe profesorin e nderuar të edukimit fizik, Elvis Saiti, i cili si rezultat i një sëmundje të rëndë që e mundonte gjatë periudhës së fundit ndërroi jetë para kohe në moshën 40 vjeçare duke lënë në pikëllim familjen e tij, por duke lënë në mes edhe angazhimet dhe projektet e shumta që kishte për sportin.

Edhe pse jeta e tij ishte e shkurtër, në karrieren sportive të Elvis Saitit figurojnë një sërë suksesesh, duke filluar që nga klubi Shkodra Basket aso kohe i drejtuar nga Korab Llazani, për të vijuar më pas me Vllazninë ku edhe u shpall kampion i Shqipërisë, ndërkohë që po aq i suksesshëm ishte edhe me ekipet e Dinamos, Tiranës, Valbonës ku luajti si titullar.

Elvis Saiti ishte po aq i suksesshëm edhe me ekipin kombëtar, ku fanelen kuqezi e përfaqësoi me shumë dinjitet. Ndërkohë, karriera e tij vijon edhe jashtë Shqipërisë ku falë vlerave të tij si basketbollist cilësor e kërkojnë klubet e Kosovës, si Peja e Dukagjinit dhe Ekskluzivi i Prishtinës.

Pas përfundimit të studimeve të larta për sportin në Tiranë, Elvis Saiti angazhohet edhe në detyrën e trajnerit të basketbollit, ndërkohë i përkushtohet me shumë passion edhe arsimit ku kontribuon në gjimnazin 28 Nëntori dhe shkolla të tjera të qytetit, teksa shërben edhe për shumë vite si pedagog në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Një anë tjetër që e spikaste Elvisin ishte edhe thjeshtësia dhe qytetaria në jetën e përditshme duke qënë edhe një prind shembullor, çka e bënte atë si modelin i një familjari dhe qytetari të mirëfilltë shkodran.

Portali Veriu Sport, i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes Saiti për humbjen e njeriut të tyre të afërt, si dhe komunitetit të sportit të basketbollit për humbjen e një profesionisti të vertetë në sektorin e tij.

Në vijim, për vlerat e Elvis Saitit, si sportist, trajner, mësues dhe familjar mund të ndiqni intervistën e dhënë për Veriu Sport, nga shoku, kolegu dhe miku i afërt i tij, ish basketbollisti dhe sot trajneri dhe pedagogu i basketbollit, Ermal Milla.(Video….intervista )

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img