Monday, February 9, 2026

(Video) Ndërroi jetë në Amerikë, Shkodra nderon ish drejtuesin model të sportit. Flasin: Mark Kroqi, Ahmet Meta, Benard Leka, Sabah Trashani, Viktor Plumbini, Gjovalin Çuni

Lexo

- Reklamë -spot_img

I ndarë nga jeta në fillim të tetorit të vitit të kaluar në Amerikë, aty ku jetonte prej shumë vitesh me bashkëshorten e tij Marije Pali-Asllani, dhe iu bënë nderimet e rastit nga komuniteti shqiptar i Michiganit dhe më gjërë, ish drejtuesi model i sportit shkodran, Bahri Asllani, u nderua me respekt dhe konsideratë edhe nga komuniteti i gjërë shkodran në vendlindjen e tij, Shkodër, këtu ku aktiviteti i tij sportin në shërbim të shkodranëve ishte mjaft i madh.

Qytetarë të shumtë shkodranë, mes të cilëve spikasnin sidomos njerëzit e sportit, ishin të pranishëm në ceremonië e organizuar nga bashkëshortja e tij, Marije Pali-Asllani duke ndarë me të dhe të afërmit e tjerë të dy familjeve Asllani-Pali, kujtimet e bukura për vitet që kanë kaluar me Bahrinë.

Portali Veriu Sport, intervistoi miq dhe bashkëpunëtorë të tij në fushën e sportit: Mark Kroqi, Ahmet Meta, Benard Leka, Viktor Plumbini, Gjovalin Çuni, mes të cilëve edhe një nga fusha e artit, si Sabah Trashani, i cili ka pasur rastin të takohej me Bahrinë kur edhe ai jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

(Video) Pamje nga ceremonia në nderim të ish drejtuesit të sportit shkodran Bahri Asllani, si dhe prononcimet e plota të Mark Kroqit, Ahmet Metes, Benard Lekes, Sabah Trashanit, Viktor Plumbinit, Gjovalin Çunit, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img