Wednesday, December 10, 2025

(Video) Në Shtëpinë e Futbollit/ Hysaj komenton shortin e Shqipërisë në play-off. Ardit Gjebrea për FSHF Tv: Do të jetë një mbrëmje e artë

Lexo

- Reklamë -spot_img

U transmetua pasditen e sotme puntata e 10-të e emisionit “Në Shtëpinë e Futbollit”, një program i prodhuar nga FSHF Tv.

Nën moderimin e Lenida Halilaj, të ftuar në këtë episod ishin specialisti i futbollit, i përhershëm në studio, Florian Riza, përgjegjësi i eventeve në FSHF, Tritan Kokona dhe gazetari sportiv, Jurgen Zela.

Në pjesën e parë të emisionit u analizuan gjerësisht paraqitjet e lojtarëve të Kombëtares gjatë fundjavës me klubet e tyre respektive. Po ashtu, u transmetua edhe një intervistë ekskluzive me Elseid Hysaj, i cili komentoi shortin e Shqipërisë në fazën play-off të Botërorit 2026.

Pjesa e dytë e emisionit iu kushtua mbrëmjes gala “Topi i Artë”, që do të zhvillohet të hënën e 15 dhjetorit në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Nën drejtimin e Ardit Gjebreas dhe moderatoreve, Jonida Shehu dhe Lenida Halilaj, ceremonia do të transmetohet live në Tv Klan duke nisur nga ora 20:00 dhe ku do të ndahen plot 11 trofe.

Në një prononcim ekskluziv për FSHF Tv, Ardit Gjebrea, moderatori dhe producenti i këtij eventi tregoi më shumë rreth ceremonisë dhe zbuloi detaje nga programi artistik i ceremonisë.

“Unë jam përpara rubrikës “Të Panjohurit”  dhe sigurisht që do të ketë shumë të panjohura në atë që do të ndodhë në “Topin e Artë” të këtij edicioni. Jam i nderuar që do të jem përsëri në prezantim dhe organizim të këtij eventi. Çfarë do të ketë? Nuk mund t’i zbulojmë dot emrat, edhe pse disa i dimë dhe disa të tjerë nuk i dimë akoma. Flas gjithmonë për të panjohurit dhe trofeve që do të marrin 11 çmimet që do të akordohen atë natë.

Jam shumë i lumtur sepse këtë vit do të ketë shumë personalitete. Ashtu si në vitin e kaluar, do të ngjiten në skenë emra shumë të njohur të botës së futbollit që ndër vite kanë dhënë kontribut dhe jo vetëm, që do të japin trofetë më të mirëve të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Në vitin e kaluar ne patëm edhe një risi, Kombëtaren dhe përfshirjen e saj në ceremoninë e “Topit të Artë”. Do ta quaja këtë moment si qershinë mbi tortë sepse edhe këtë vit do të jetë votimi i vetë futbollistëve të Kombëtares për njëri-tjetrin. Nuk mund të anashkalojmë kualifikimin në fazën play-off që është edhe një ngjarje shumë e shënuar për futbollin shqiptar. Do të kemi edhe disa të ftuar special, Capital T dhe Loree dhe balerinët e famshëm të Dreams House Dance Academy.

Së bashku me mua do të jetë në krah Jonida Shehu dhe Lenida Halilaj. Mos mungoni më 15 dhjetor, në ora 20:00 drejtpërdrejt në Tv Klan, “Topi i Artë”. Në fakt do të jetë një mbrëmje e artë” – tregon Ardit Gjebrea për FSHF Tv.

Pas transmetimit të prononcimit të Gjebreas, në studio u diskutua mbi personazhet e nominuar për trofetë e ndryshëm që do të akordohen.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img