Dy vëllezërit e talentuar të notit shkodran Arlind Hysaj dhe Arbër Hysaj, përfaqësues të ekipit Future Sports Academy Shkodër, vazhdojnë të bëjnë përfaqësime dinjitoze duke përfaqësuar Shqipërinë në aktivitetet ndërkombëtare.
Spikatja e radhës ka qënë në garat e zhvilluara në Kosovë dhe Maqedoni. Në atë të Maqedonisë, duke konkuruar në garën ndërkombëtare të përvitshme “SANTA CLAUS – TALENT CUP – 2024” , të mbajtur këtë vit me datë 22 Dhjetor në Maqedoninë e Veriut.
Figurën më të mirë sportive në këtë aktivitet e ka bërë Arbër Hysaj, i cili garoi në 4 gara, ku në 3 prej tyre meritoi Medaljen e Artë dhe në 1 Medaljen e Argjentë. Medaljet e Arta, Arbër Hysaj i fitoi në disiplinën 50 metër stil i lire, 50 metër stil delfin, 50 metra stil shpinë, ndërkohë që në 100 metra stil i lirë u rendit i dyti me Medaljen e Argjendtë.
Përpos katër medaljeve individuale të fituara, Arbër Hysaj për të dytin vit rradhazi u shpall sportisti më i mirë i grupmoshës së 14 vjeçarëve duke marrë dhe kupën “Talenti i Vitit 2024”.
Rezultatet pozitive të dy vëllezërve Hysaj, kanë vijuar edhe në konkurimin e Kampionatit të Kosovës në Not, aktivitet ky i mbajtur në pishinën e Sport Center “Step” të Prishtinës.
Që të dy notarët shkodranë morën vlerësime pozitive, por veçarisht, Arlind Hysaj spikati në garën e disiplinës 50 metër stil i lirë duke u renditur i treti dhe duke u nderuar me medaljen e bronztë.
(Video) Konkurimi i dy vëllezërve shkodranë Arlind dhe Arbër Hysaj në garat ndërkombëtare të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.