Ekipi ‘Shkodra Not’ perfaqesues zyrtar te Vllaznise që drejtohet nga trajneri i pasionuar Kolë Shiroka, vazhdon paraqitjen e suksesshme në garat kombëtare dhe ato ndërkombëtare. I tillë ka qënë edhe përfaqësimi në aktivitetin më të fundit, ‘Kupa Pavaresia 2025’ i zhvilluar nga Federata Shqiptare e Notit. Pas një përgatitje sistematike dhe profesionale, ekipi shkodran u perfaqesua nga keto sportiste:
- Viki Tafrruku
- Joel Golemi
- Skerdi Kroni
- Vittoria Hyso
- Alessandro Hyso
- Klea Dedi
- Adriel Marku
- Frederika Rrotani
- Herta Mimaj
- Melodi Mimaj
- Kol Rupa
- Angjelo Rrotani
Ndër to, rezultatin më të mirë e ka regjistruar notari i talentuar Joel Golemi, i cili ka arritur të thyejë rekord kombetar ne garen e 400 meter stil i lire Kategoria C (9-10 vjeç) duke vendosur kohen e re 5:18:79 duke mundur kohen e vjeter 5:29.52 te Greis Koxhakut , nje rekord i mbajtur prej 9 vitesh.
Në klasifikimin ekipor, ekipi i Vllaznise Femra u shpall ekipi i dyte me i mire i aktivitetit, ndërkohë që e zakonshmja Viki Tafrruku, fitoi vend te dyte si sportistja me e mire femer e aktivitetit, ndërsa Alessandro Hyso fitoi vend te dyte si sportisti me i mire mashkull i aktivitetit.
Në konkurimin individual, sipas garave përkatëse, tre prej notareve të Vllaznisë u shpallen kampione të Shqipërisë. Ato janë: Viki Tafrruku që fitoi vende te para ne disiplinat 400 meter stil i lire dhe 100 meter katernotim, vende te dyta ne 100 dhe 200 meter stil i lire.
Alessandro Hyso fitoi vende te para ne disiplinat e 50 meter shpine dhe 50 meter stil i lire, vende te dyta ne 50 meter delfi dhe 50 meter bretkose.
Vittoria Hyso fitoi vend te pare ne disiplinat e 50 meter stil i lire , 100 dhe 200 meter shpine dhe vend te dyte ne disiplinen 50 meter shpine.
Një paraqitje të mirë bëri ekipi i Vllaznisë edhe në stafetat Femra, duke u renditur në vend te dytë ne 4 x 50 stil i lire me pjesëmarrjen e Viki Tafrruku, Vittoria Hyso, Klea Dedi, Herta Mimaj, si dhe 4 x 50 Mix ( Klea Dedi, Frederika Rrotani, Vittoria Hyso, Melodi Mimaj. Rezultate këto të regjistruara, të gjitha në konkurimin e Kategorisë OPEN. Rezultatet e arritura nga notarët shkodranë në ‘Kupën Pavaresia 2025’, si dhe ato të mëparshmet gjatë vitit 2025, janë dëshmi i punës së përkushtuar dhe profesionale që trajneri Kolë Shiroka zhvillon prej vitesh me ekipin e Vllaznisë.
(Video) Pamje nga konkurimi i notarëve të Vllaznisë në Kupën “Pavarësia 2025”.
Gaspër MARKU



