Notarët e ekipit “Shkodra Not, të cilët janë përfaqësuesit zyrtar të Vllaznisë, vazhdojnë paraqitjet e mira, jo vetëm në aktitetet kombëtare, por edhe në ato ndërkombëtare.

I tillë ka qënë edhe Kampionati Ndërkombëtar “Neptun Cup” i zhvilluar në Shkup të Maqedonisë së Veriut nga data 1 deri me 3 mars 2026, ku notarët e Vllaznisë të drejtuar nga trajneri pasionant Kolë Shiroka spikatën me rezultate shumë pozitive.
Pjesë e kampionatit ishin 49 klube nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia dhe Bullgaria me 589 notarë përfaqësues.
Ekipi “Shkodra Not” u perfaqësua me këto sportistë:
- Viki Tafrruku
- Joel Golemi
- Skerdi Kroni
- Adriel Marku
- Klea Dedi
- Frederica Rrotani
- Angelo Rrotani
- Herta Mimaj
- Melodi Mimaj
10.Gjergj Mirija
Bazuar në rezultatet e arritura, Viki Tafrruku, Joel Golemi dhe Frederica Rrotani, arritën të fitonin plot dhjetë medalje për ngjyrat e Vllaznisë. Nga këto, 6 medalje i përkasin të zakonshmes, Viki Tafrruku, e cila fitoi 4 medalje argjendi dhe 2 medalje bronzi.
Konkretisht, në 50 metër stil i lirë, Viki Tafrruku u rendit në vend të dytë për mosha dhe Open. Në vijim, 100 metër stil i lirë vend i tretë për mosha, 200 metër stil i lirë, vend i dyte per mosha, 400 metër stil i lirë, vend i dyte për mosha dhe i dytë Open. Me këto rezultate,
Viki Tafrruku u rendit sportistja e tretë më e mirë femer e kampionatit dhe e dyta për moshat.
Ndërkohë, notari tjetër i talentuar, Joel Golemi, fitoi medalje të artë në disiplinen e 50 metër delfi, medalje argjendi në 50 metër stil i lirë, dhe medalje bronzi ne 100 metër delfi.
Në listët e medalistëve nga ekipi i Vllaznisë në Kampionatin Ndërkombëtar “Neptun Cup” tëi zhvilluar në Shkup të Maqedonisë, ishte edhe notarje e re me perspektiv, Frederica Rrotani, e cila fitoi medalje bronzi në disiplinën e 50 metrave bretkose.
Rezultatet pozitive të Kampionatit Ndërkombëtar të Shkupit, por edhe edhe ato të mëparshmit, kombëtar dhe ndërkombëtar, e kanë bazën tek puna këmbëngulë, profesionale dhe plot pasion e trajnerit të Vllaznisë, ish notarit kampion, Kolë Shiroka.
(Video) Pamje nga garat e notarëve të Vllaznisë në Kampionati Ndërkombëtar të Shkupit 2026, “Neptun Cup)
Gaspër MARKU


