Partizani B-Butrinti 0-0
Partizani B dhe Butrinti pa shënjestër, mbyllet në barazim pa gola ndeshja në stadiumin “Arena e Demave”.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave” kishte një risi tepër interesante pasi u gjykua nga Eglantina Pjetrushaj e kolegjiumit të Lezhës e cila mban dhe stemën e FIFA. Gjyqtarja 28 vjeçare gjykoj në mënyrë korrekte dhe tepër strikte këtë takim të vlefshëm për javën e dhjetë të Kategorisë së Dytë.
Ndeshja
Një pjesë e parë e cila ishte pothuajse e barabartë nga të dyja skuadrat ku për Partizanin ran në sy futbollistët D.Balla dhe Bintsuka të cilët shpërdoruan dy mundësi të pastra shënimi.
Në krahun tjetër Butrinti ju përgjigj me disa aksione nga krahët ku krosimet e Ekango nuk u konkretizuan nga Kolonja i cili dhe ai humbi dy raste të arta për të gjetur golin.
Pjesa e dytë nisi me skuadrën e Partizanit B në sulm ku Bintsuka shpërdoron një krosim të ardhur në zonë.
Butrinti vazhdon me të njëjtën mënyrë loje dhe pjesën e dytë ku e gjithë vëmendja është tek loja nga krahët, ndërsa finalizimi mungon.
Portieri Ndreca i Butrintit kthehet në hero në minutat e fundit, teksa aksionet e një pas njëshme të skuadrës vendase u neutralizuan mjaftë mirë nga ana e tij.
Kështu, e gjithë ndeshja u mbyll në një barazim pa gola, ku skuadra e Partizanit B nuk përfitoj dot pas ndalesës së rivalëve.
Në krahun tjetër Butrinti bënë një ndeshje me dy tablo teksa një pjesë luan dhe një pjesë mundohet të mbrohet.
Java e ardhshme rezervon një duel tepër interesant në Sarandë derbin bregdetar Butrinti-Oriku, ndërsa Partizani B udhëton drejtë Këlcyrës për të zhvilluar një takim tjetër interesant për objektivat e skuadrave për fitore
(Video) Prononcimi i trajnerit të Butrintit Artan Meçani, pas ndeshjes Partizani B-Butrinti, 0-0
Fatos LAMAJ



