Thursday, January 8, 2026

(Video) Partizani fiton miqësoren me Laçin, falë golave të Bintsuka dhe Gudjufi në 3 minutat e fundit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Partizani-Laçi 2-0(Shënues: Bintsuka 87’, Gudjufi 90’)

Partizani: Qirko, Martinez, Sembene, Janjeva, Sulo, Vata, Jata, Abdu, Human, Isgandarli, Kontreras. Trajner: Oltion Kernaja

Laçi: Pojana, Mjaki, Hajdari, Nikolli, Laval, Bibo, Ajazi, Bacir, Shillo, Kurti, Olamide.Trajner: Naxhi Shensoj

Gjyqtarë: Daniel Doçi, Xhuljan Rroshi, Geraldo Mënaj

Partizani fitoi ndeshjen miqësore ndaj Laçit me rezultatin 2-0, në takimin e fundit të zhvilluar për këtë vit.

Një pjesë e parë e cila pa më kërkues ekipin e Laçit, ndërsa në pjesën e dytë me zëvendësimet e kryera nga ekipi vendas loja e tyre ndryshoj totalisht.

Golat e fitores për ekipin e kuq u shënuan nga Bintsuka në minutën e 87-të dhe Gudjufi në minutën e 90-të.

Skuadra kurbinase nuk arriti të konkretizonte tentativat e saj gjatë gjithë lojës.

Ky takim shënoi edhe mbylljen e vitit kalendarik për ekipin e kuq të drejtuar nga trajneri Oltijon Kërnaja.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri i kuqrbinave Naxhi Shensoj, u shpreh i kënaqur me ekipin e tij, duke theksuar se kjo miqësore i shërbeu më së shumti për testimin e disa futbollistëve të ardhur për provë tek Laçi

(Video) Prononcimi e plotë në video të trtajnerit të Laçit, Naxhi Shensojm mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img