Wednesday, November 27, 2024

(Video) Partizani-Vllaznia, sot, ora 20:00, në “Air Albania”. Qatip Osmani, kërkon fitore në kryeqytet, por është i kënaqur edhe me barazimin

Lexo

Partizani i vendit të tretë me 47 pikë, pret sot në stadiumin “Ai Albania” të kryeqytetit Vllazninë e vendit të dytë me 50 pikë, tre më shumë sesa të kuqtë. Në konferencën e shtypit dhënë paraditen e së shtunës, trajneri Qatip Osmani, konfirmoi se skuadra është e plotë, ku përjashtim bën vetem Smajli, i cili është akoma në diskutim.

“Pas humbjes me Egnatian, ndoshta më shqetësuese janë problemet e dëmtimeve, edhe të vogla. Por besoj se edhe lojtarët që kanë pasur probleme këto tre ditë, do të jenë të gatshëm për të luajtur. Vetëm Smajli është në diskutim, do të udhëtojë me ne dhe sot do e shohim në stërvitje. Ndeshja është me rëndësi, një lojë derbi, ku përveç rezultatit pozitiv, është edhe ana e prestigjit. Ndaj gjatë ditëve, lojtarët janë të motivuar dhe janë të vetëdijshëm se rezultati pozitiv na mban e ndoshta na jep një përparësi deri në fund të kampionatit.”, tha fillimisht Osmani.

Vllaznia udhëton për fitore, por për Osmanin, në pozitat që ndodhet skuadra në klasifikim, edhe barazimi është i pranueshëm.

“Në këtë situatë që jemi, nuk është e arsyeshme të orientohesh për një pikë. Por sigurisht edhe pozitat tona, të Vllaznisë e Partizanit, sigurisht e bëjnë të pranueshme edhe një pikë. Por e thashë që është një lojë ku mendimi im është se nuk duhet të orientohemi shumë në mbrojtje, do të varet prej ecurisë në ndeshje. Kemi pasur edhe disa mbledhje në këtë drejtim. Sigurisht, është evidente që ne ndoshta problemin më të madh e kishim në këto ndeshje për disa lojtarë jashtë forme. Por mendoj se është e kalueshëm dhe për nesër duhet sigurisht që të ndjekim rezultat pozitiv, të marrim më të mirën.”, u shpreh njëshi i pankinës kuqeblu.

Ka qënë vetë Partizani në fakt që e ka kërkuar zhvillimin e ndeshjes në “Air Albania”, por për hirë të së vertetës, Vllaznia e ka me fat këtë stadium, duke dhuruar spektakël në fushën e lojës. “Mendoj se një ndër faktorët e rëndësishëm për një lojë apo për ekipin është edhe fusha e mirë. Ne çdo herë e kemi përmendur punën e fushës që është me rëndësi për Vllazninë të jetë fushë e mirë, se është ndër faktorët e rëndësishëm se çfarë loje do të bëhet.”, tha Osmani.

Tifozëria shkodrane e ndjek skuadrën kudo në të gjitha stadiumet e Shqipërisë, por në Tiranë, duke qënë se jeton prej vitesh një numër i madh qytetarësh shkodranë, numri i atyre që do të mbështesin Vllazninë në stadium pritet të jetë shumë i madh.

“ Praninë e tifozëve e shoh si element pozitiv. Unë shpeshherë e kam përmendur punën e tifozëve se edhe shumica e lojtarëve janë mësuar me tifozë në stadium dhe mbështetje janë edhe ato.”, përfundoi tekniku kuqeblu, Qatip Osmani.

(Video) Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë, Qatip Osmani, në konferencën për shtyp dhënë në pragndeshjen, Partizani-Vllaznia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img