Saturday, November 23, 2024

(Video) Përcillet me respekt dhe mirënjohje në banesën e fundit, Mjeshtri i Sporteve të Ujit, Enver Muriqi

Lexo

Shkodranët kanë përcjellur me shumë respek dhe mirënjohje në banesën e fundit, Mjeshtrin e Sporteve të Ujit, Enver Muriqi, i ndarë nga jeta një ditë më parë në moshëm 88 vjeçare.

Enver Muriqi, është pjesë e dinastisë së familjes shumë të njohur dhe me traditë në sportet e ujit, duke filluar nga i vëllai i tij Smajl Muriqi, motrat Kudrete dhe Liria, djali i tij Agimi, nipi Media, stërnipi Sindriti, por edhe të tjerë, plot 18  pjesëtarë të kësaj familje që janë marrë dhe kanë shkëlqyer në gara dhe disiplina të ndryshme të sporteve të ujit.

Vetë Enveri ishte një kampion i padiskutueshëm që në moshën të re, 15-të vjeçare, kur mori pjesë në krosin masiv lokal me rastin e hapjes së sezonit të notit të vitit 1949, ku edhe zuri vendin e parë për moshat. Ky aktivitet do të shërbente si pikënisje e rrugës së gjatë që ai zgjodhi për t’u bërë pjesëmarrës në të gjitha kampionatet dhe kupat, në not, vaterpol dhe kanotazh.

Në karrierën e tij sportive spikasin aktivizimet në vitet 1952-53 në kampionatet kombëtare të të rinjëve, zhvilluar në qytetin e Shkodrës, ku ai zuri respektivisht vendet e para në stilin bretkocë. Në vitin 1954 mobilizohet ushtar duke u inkuadruar në ekipin e klubit sportiv “Partizani” ku për dy vite me radhë bën një paraqitje shumë të mirë duke zënë gjashtë vende të para në kampionatet kombëtare, ndërkohë që përmirson edhe 7 rekorde të reja kombëtare për të rritur. Po me këtë ekip, ai fiton dhe dy herë titullin kampion në sportin e vaterpolit.

Gjatë viteve të konkurimit me ekipin e Partizanit, shkodrani Enver Muriqi arrin të fitojë edh titullin “Mjeshtër Sporti” duke u shpallur dhe notari më i mirë i kampionatit. Pas përfundimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, Enveri rithehet në vitin 1956 sërishmi në qytetin e tij të lindjes, Shkodër duke u bashkuar menjëherë me ekipin e Vllaznisë për të vijuar sërishmi në rrugën e bukur të sukseseve të tij të shumta.

Që nga ky vit dhe deri në 1963-shin, ai mbron titullin kampion kombëtar në stilin bretkocë duke përmirësuar edhe shtatë herë rekordet e tija personale. Niveli i lartë që dispononte Enveri e bën atë pjesë të padiskutushme të ekipit kombëtar duke qënë ndër sportistët më të spikatur që i dha shumë pikë përfaqësueses sonë. Por, krahas notit, Enver Muriqi aktivizohet me shumë sukses edhe në sportin e vaterpolit duke u shpallur pesë vite me radhë kampion i Shqipërisë me ekipin e Vllaznisë, vite këto që Enveri ishte edhe lojtar i ekipit, por edhe trajner.

Viti 1965 shënon mbylljen e karrieres sportive të Enver Muriqit si sportist, por kurrsesi për t’u ndarë nga familja  e madhe e sportit, por këtë radhë duke u emëruar trajner i ekipit të të rinjëve të Vllaznisë, detyrë të cilën e kurorëzoi me shumë sukses, për të cilën flasin vetë rezultatet e arritura, kampion i Shqipërisë, si dhe duke fituar shtatë herë vende nderi. Ndërkohë, duke parë cilësitë dhe aftësitë e tij të larta në sportet e ujit, Federata Shqiptare e Notit e propozon dhe e miraton si gjyqtar, detyrë të cilën e kryen nga viti 1971 deri në 1987, duke marrë pjesë në të gjitha aktivitetet sportive të notit si gjyqtar i kategorisë së parë.

Me kërkesë të drejtuesve të klubit Vllaznia, Enver Muriqi rikthehet sërishmi në detyrën e trajnerit, por këtë radhë në krye të ekipit të vaterpolit për të rritur, të cilin e drejton me kompetencë deri në vitin 1991 duke u shpallur kampion kombëtar në të gjitha këto vite, por ndërkohë duke mos u shkëputur asnjëherë nga pasioni dhe detyra e tij si gjyqtar noti.

Ndonëse në kushte të vështira të pas viteve 90-të, kur Shkodra mbeti pa asnjë pishinë nga dy-tre të miffillta që kishte më herët, Enver Muriqi do të vijonte të punonte me shumë përkushtim në drejtimin e ekipeve të Vllaznisë, sidomos me brezikn e ri duke nxjerrë nga duart e tij edhe Sindrit Muriqin, stërnipin e tij, talentin e radhës të dinastisë së Muriqve të mëdhenjë të notit shkodran. Madje, edhe pse vitet kishin kaluar shifren e 85-tave e më tej, ai vazhdonte të qëndronte pranë notit shkodran, ndërkohë që më pas stafeten ia dorëzon kolegut të tij, nxënësit të tij Kolë Shiroka, i cili për momentin është i vetmi trajner që stervit dhe përfaqësëohet me Vllazninë në Kampionatet Kombëtare të notit shqiptar.

Për të gjithë kontributin që ai ka dhënë për sportin shkodran dhe më gjërë,  Sport Klub Vllaznia, Bashkia Shkodër dhe Federata Shqiptare e Notit e kanë nderuar me tituj të shumtë. Në vitin 1954 ka marrë titullin Mjeshtër Sporti. Më vonë, në vitin 1992 -1993, atij iu dha titulli Mjeshtër i Merituar i Sportit. Në vitin 2010, nga Bashkia e Qyteti të Shkodrës iu dha titulli “Legjenda e notit shkodran”, si dhe në vijim është pjesë edhe e më të mirëve të 100 vjetorit të klubit Vllaznia duke u vlerësuar si notari i shekullit.

Në ditën e lamtumirës së këtij Mjeshtri të Madh, ndërkohë që zhvillohej ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit, djali i tij Agim Muriqi si dhe nipi i Mehdi Muriqi, që të dy ish kampionë dhe rekordmenë të sporteve të ujit, shprehin keqardhjen e madhe të ndarjes nga jeta të këtij kollosi të sportit shkodran dhe atij shqiptar.

(Video- Agim Muriqi dhe Mehdi Muriqi)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img