Friday, July 25, 2025

(Video) Përcillet me respekt në banesën e fundit, ish atleti i njohur Pjetër Mandi (Çefa), ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare. Pjesë kryesore e Vllaznisë së viteve 70-të dhe 4 vite me Partizanin

Lexo

I ndarë nga jeta në Itali, atje ku jetonte prej shumë vitesh me familjen e tij, ish atleti i njohur shkodran, Pjetër Mandi(Çefa), është përcjellë me respekt për në banesën e fundit pasditen e së martës duke u prehur pranë varrezave të Rrmajit në Shkodër.

Pas një sëmundje që e mundoi gjatë periudhës së fundit, Pjetri ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare, por pas ka lënë një karrierë shumë të pasur sportive, e cila i përket viteve 70-të, duke qënë pjesë e dy klubeve më të njohur të Shqipërisë, Vllaznisë dhe Partizanit.

Natyrisht që kontributin më të madh, Pjetër Mandi e pati me Vllazninë, ku së bashku me kolegët e tij të nderuar, si Isak Bala, Gëzim Mema, Llesh Vuksani, Vildan Tufi, Nazmi Kryeziu, Enver Dervishi, Rasim Kraja, Rrok Hila, etj, spikati në disiplinat e konkurimit të kërcimit së larti, hedhjes së shtizës si dhe 10-garëshit.

Ndërkohë, që krahas Vllaznisë, aktiviteti sportiv i Pjetër Mandit do të spikaste edhe në Klubin Sportiv Partizani, ku për kater vite me radhë ishte një nga titullarët kryesore të këtij klubi në arritjen e rezultateve pozitive.

Për vlerat e Pjetër Mandit, jo vetëm si sportist, por edhe si një njeri shembullor jashtë sportit, në shoqëri dhe familje, flet sak Bala, një nga kolegët dhe miqtë e tij më të afërt, jo vetëm në sport por edhe në jetën e përditshme.

Sipas veteranit Bala, Pjetri ishte një nga atletët kryesor të Vllaznisë dhe Partizanit, pasi pikët e grumbulluara nga ai në konkurimin e shumë disiplinave sportive ndikonin në rezultatet pozitive të arritura nga klubet në fjalë.

Portali, Veriu Sport, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mandi-Çefa për humbjen e  njeriut të tyre të afërt, si dhe komunitetit të sportit të atletikes për humbjen e kolegut të tyre.

(Video) Pamje nga ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të ish atletit të Vllaznisë dhe Partizanit, Pjetër Mandi(Çefa), si dhe prononcimin e plotë të veteranit të sportit, Isak Bala, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img