Monday, July 28, 2025

(Video) Përfundon turneu i futbollit të plazhit në Golem, Dymbëdhjeta shpallet kampione

Lexo

Federata e Futbollit përmbylli me sukses në Golem edicionin e radhës të turneut të futbollit të plazhit, një aktivitet që tashmë është kthyer në një traditë të bukur verore dhe që synon promovimin e futbollit amator në vend.

Pas një dite të parë me shumë emocione, turneu i organizuar nga Departamenti i Futbollit Amator në FSHF, vijoi sot me duelet direkte deri në përcaktimin e gjysmëfinaleve, ku u përplasën Jata Market – Çamëria dhe Dymbëdhjeta – Golemi.

Në sfidën e parë, Jata Market triumfoi ndaj Çamërisë me rezultatin 6-4, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër, Dymbëdhjeta mposhti Golemin me shifrat 6-2.

Finalja e madhe mes Jata Market dhe Dymbëdhjeta solli një përballje të fortë dhe me ritëm, ku në fund ishte ekipi i Dymbëdhjeta që triumfoi me rezultatin e thellë 5-1, duke u shpallur kampion i këtij edicioni.

Pas përfundimit të finales, u zhvillua ceremonia e medaljeve dhe trofeut, të cilat u dorëzuan nga Sekretari i Përgjithshëm i SHRFD-së, Arbër Kalemi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img