Friday, October 17, 2025

(Video) Peshëngritje-Kryetrajneri i Vllaznisë Artur Lagja: Po rrisim një brez të talentuar sportistësh. Pas Kampionatit, kuqeblutë më të mirët edhe në Kupën e Shqipërisë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ekipi i Vllaznisë në peshëngritje po punon në mënyrën më të mirë me elementin e ri. Tashmë, nuk janë vetëm dy të rinjtë e talentuar, 20 dhe 17 vjeçar, Saimir Lagja dhe Antonino Mullisi, kampion dhe rekordmenë në kategoritë e tyre, por falë punës pasionante dhe profesionale të kryetrajnerit Artur Lagja, në palestrën “Asim Belinovi” po stërviten grupmosha të vogla 10-12 vjeçarë, që janë një garanci e së ardhmes.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Kryetrajneri kuqeblu, Artur Lagja, shprehet i kënaqur që pas suksesit në Kampionatin Kombëtar ku Vllaznia U17 u shpall kampion pas shumë vitesh ndërprerje, peshëngritësit e rinj shkodranë kanë spikatur edhe në garat e Kupës së Shqipërisë.

Ndër të tjera, kryetrajneri Lagja, ndalet tek suksesi i arritur nga 10 vjeçari Samuel Kola, 11 vjeçari Ensar Prroni dhe 17 vjeçari Antonino Mullisi, i cili u shpall edhe sportisti më i mirë i kampionatit.

Për 10 vjeçarin Samuel Kola, kjo ishte gara e parë zyrtare e tij në kampionat që shoqërohet me titullin kampion, ndërkohë që ashtu si edhe në garat e mëparshme, Antonino Mullisi, një talent i ri që po rritet në duart e trajnerit Lagja, u shpall peshëngritësi më i mirë i aktivitetit.

Aktiviteti i radhës për sportin e peshëngritjes është Kampionati Europian, kategoria U-23, në të cilin do të konkurojnë dy peshëngritësit shkodranë, Saimir Lagja dhe Antonino Mullisi, me objektiv futjen në zonën e medaljeve.

(Video) Prononcimin e plotë të kryetrajnerit të Vllaznisë Artur Lagja, si dhe pamje nga garat e peshëngritësve shkodranë: Samuel KOla, Ensar Prroni, Antonino Mullisi, mund t’ia ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img