Saturday, December 21, 2024

(Video) Peshëngritje-Pragkampionati U15. Trajneri i Vllaznisë Artur Lagja, premton 6 rekorde të reja kombëtare me talentin Antonino Mullisi

Lexo

Federata Shqiptare e Peshëngritjes, organizon të premten në Tiranë garat e Kampionatit Kombëtar për kategorinë e moshës U15. Vllaznia e drejtuar nga trajneri Artur Lagja, ka ditë që përgatitet intensivisht për një përfaqësim sa më dinjitoz.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri trajneri Lagja, bën të ditur se në këtë kampionat, Vllaznia do të përfaqësohet me pesë boksierë, dhe konkretisht: Ensar Prroni, Siard Aga, Klevis Bazi, Antonino Mullisi, Sajmir Lagja.

Sipas trajnerit Artur Lagja, elementi që ka në dispozicion është i talentuar duke e konsideruar një brez që premton për një të ardhme të shkëlqyer, jo vetëm për Vllazninë, por edhe për peshëngritjen shqiptare.

Ndër to, trajneri shkodran, veçon talentin 15 vjeçar, Antonino Mullisi, ku bazuar nga forma e mirë sportive që disponon si dhe provat e suksesshme që ka kaluar në proçesin stërvitor, premton se do të përmirësoj 6 rekorde të reja kombëtare.

(Video) Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë në peshëngritje, Artur Lagja në prag të kampionatit U15, si dhe seanca e fundit stërvitore e Vllaznisë përpara garave të kampionatit kombëtar U15.  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img