Antonio Mullisi për moshën deri në 15 vjeç dhe Samuel Rrasa për moshën deri në 17 vjeç janë Nënkampion Europe në peshëngritje.
Pesë medalje nga peshëngritësit e rinj në Kampionatin Europian të moshës deri në 15-17 vjeç, që është duke u zhvilluar në Selanik të Greqisë.
Gjithçka ka nisur nga Antonino Mullisi, i cili nën drejtimin e trajnerit të tij tek Vllaznia Artur Lagja, që e shoqëron edhe si trajner i kombëtares, në peshën deri në 73 kilogram, ka marrë tre medalje. Fillimisht është i argjendtë në stilin e shkëputjes me 111 kilogram. Por më pas i bronztë në stilin e shtytjes me 137 kilogram dhe përsëri i argjendtë në dygarësh me 248 kilogram, ndërsa ishte vetëm një kilogram larg vendit të parë, Megjithatë nënkampion Europe për Antonino Mullisin.
Por një tjetër performancë e mirë vjen nga Samuel Rrasa, i cili në peshën deri në 73 kilogram për moshën deri në 17 vjeç është i artë në stilin e shkëputjes me 125 kilogram. Ndërkohë vendi i katërt në stilin e shtytjes nuk e ka penalizuar për t’u ngjitur dhe një herë në podium, ndërsa në dygarësh është i argjendtë me 270 kilogram.
Në këtë Europian, atje ku Mullisi dhe Rrasa janë nënkampion Europe në dygarësh, por dhe në stile të veçanta, pritet dhe paraqitja e Enkilejda Carjes, si dhe Maida Luzit. E me Mullisin dhe Rrasën, starti i peshëngritjes është më shumë se sa i mbarë në Kampionatin Europian të moshave në Selanik.
(Video) Pamje nga gara e peshëngritësit Antonio Mullisi në Kampionatin Europian U15-U17-Greqi