Erkand Qerimaj nuk njeh moshë! Ndonëse në gusht të këtij viti mbush plot 38 vjeç, peshëngritësi i talentuar shkodran, sot u ngjitë në pedanë dhe përmirësoi 6 rekorde të reja kombëtare në peshën deri në 88 kg.
Garat në fjalë, të vlefshme për Kampionatin Kombëtar u zhvilluan në sallën olimpike “Feti Borova”, dhe e veçantë e Erkand Qerimajt kishte bënte me faktin se në gjashtë provat zyrtare që kishte në dispozicion për stilin e shtytjes dhe të shkëputjes, ai vendosi nga një rekord të ri kombëtar, sukses që pasohet edhe me fitimin e titullit kampion kombëtar për peshën e tij.
Referuar garës së mbrëmjes së hënë, Erkand Qerimaj, e nis konkurimin me proven e parë të stilit shkëputje, ku duke fiksuar 149 Kg. në boshtë vendos rekordin e parë kombëtar.
Me të njëjtin sukses vijon edhe prova e dytë ku duke fiksuar shifrën 151 Kg. regjistrohet rekordi i dytë kombëtar.
Në provën e tretë, Qerimaj vendos në bosht shifrën e 153 kg, ku pas fiksimit me duart e ngritura lart, vendoset rekordi i tretë kombëtar në stilin e shkëputjes.
Radha më pas është në kokurimin e stilit të shtytjes, ku kalimi me sukses i provës së parë me 170 kg. regjistrohet rekordi i katërt.
Në provën e dytë të stilit shtytje, pesha shkon në kuotën e 176 kilogramëve, të cilat fiksohen pa problem nga Qerimaj duke vendosur rekordin e pestë.
Ndërkohë, rekordi i gjashtë radhazi i Erkand Qerimajt në harkur kohor të pak minutave i përket provës së tretë në stilin e shtytjes, e gjashtë zyrtare radhazi në konkurim, ku në boshtë tashmë janë vendosur shifrat 181 kg.
Me 6 rekordet e reja kombëtare në shtytje dhe dygarësh, Erkand Qerimaj spikat si një Kampion Absolut i peshëngritjes shqiptare.
E gjitha kjo vjen pikërisht në prag të Kampionatit Europian që do të zhvillohet në muajin prill në Gjeorgji, ku ky test kaq pozitiv pritet të jetë një garanci reale që Erkand Qerimaj të vijojë me një paraqitje pozitive edhe në këtë event të rëndësishëm ndërkombëtar.
(Video) Pamje nga garat e peshëngritësit shkodran Erkand Qerimaj në Kampionatin Kombëtar zhvilluar në Tiranë ku vendosi 6 Rekorde të reja kombëtare.
Gaspër MARKU


