Monday, June 23, 2025

(Video) Peshëngritje-Vllaznia e drejtuar nga trajneri Artur Lagja, nuk ndalet. Fiton titullin e tretë kampion radhazi. Tjetër rekord kombëtar nga Antonino Mullisi

Lexo

Kishte kohë që trajneri i pasionuar i peshëngritjes Vllaznia, Artur Lagja paralajmëronte, rikthimin e titullit kampion në klubin kuqeblu. Dhe, këtë e bazonte në elementin me shumë perspektive që kishte në dispozicion .

Falë një pune serioze dhe shumë profesionale nga ana e tij me këtë brez të talentuar sportistësh që është i dashuruar pas shtangës, trajneri Lagja arriti të rrëmbejë tre tituj kampion radhazi brenda këtij sezoni sportive të vitit 2025..

Më herët Vllaznia u shpall kampione për kategorinë e moshave U15 dhe U18, ndërkohë që së fundmi, një titull i tillë u fitua edhe për kategorinë U17.

Një gjë e tillë ndodhi në Kampionatin Kombëtar të Peshëngritjes të zhvilluar në Parkun Olimpik “Feti Borova”- Tiranë,  ku në përfundim të garave Vllaznia u shpall kampion kombëtar.

Më i spikaturi në këtë grupmoshë ishte talenti Antonino Mullisi, i cili përpos titullit kampion individual përmirësoi rekord kombëtar duke vijuar të mbesë sportisti i momentit në peshëngritjen shqiptare.

Me rezultatin e arritur, Mullisi fitoi të drejtën të jetë përfaqësuesi i vetëm i kombëtares së Shqipërisë për meshkuj që do të konkurojë në Kampionatin Europian i programuar për tu zhvilluar muajin e ardhshëm në Madrid të Spanjës, ndërkohë që këtë të drejtë për femra do ta kenë dy peshëngritëset, Enkileda Carja-Maida Lozi.

Për garat e Kampionatit Kombëtar të Peshëngritjes të moshave zhvilluar në Parkun Olimpik “Feti Borova”- Tiranë, por edhe edhe për pritshmëritë e sportistit të tij, Antonino Mullisi, në Europianin e Spanjës, mund të njiheni me prononcimin e dhënë për Veriu Sport, nga trajneri i Vllaznisë dhe kombëtares kuqezi, Artur Lagja.

(Video) Prononcimi i Kryetrajnerit të peshëngritjes Vllaznia Artur Lagja dhe pamje nga Kampionati Kombëtar U17.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img