Bylis-Egnatia do të ndeshen mesditën e së shtunës në kuadër të javës së 21-të të “Abissnet Superiore”. Duke folur në prag të kësaj sfide, e cila do të luhet në stadiumin “Adush Muça” prej orës 13:30, trajneri i kampionëve në fuqi të Egnatias, Edlir Tetova, u shpreh se pritet të jetë një ndeshje e fortë sepse Bylisi ka treguar se në fushën e vet është shumë i fortë dhe për t’u vlerësuar.
Duke e konsideruar shumë të rëndësishëm marrjen e 3 pikëve në transfertë, Tetova bëri të ditur se për këtë ndeshje ka dy mungesa të rëndësishme në mbrojtje si Xhemajli dhe Alijev, por megjithatë, është i kënaqur me çunat që ka në dispozicion.
Tetova tha gjithashtu, se skuadra e tij nuk ka presion, dhe madje shtoi se nuk ka pasur asnjëherë as në drejtim të tij.
Njëshi i skuadrës rrogozhinase, Edlir Tetova, vlerësoj kundërshtarin që luan në fushën e tij, por ka besim se do të largohet me tre pikë nga Ballshi.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit Edlir Tetova, në pragndeshjen me Bylisin, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE



