Saturday, September 13, 2025

(Video) Prag Bylis-Egnatia. Trajneri Tetova: Pas dy ndeshjeve me vetëm një pikë, ka ardhur momenti për fitore!

Lexo

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, ka deklaruar para ndeshjes me Bylisin se pauza e kampionatit i ka bërë mirë skuadrës së tij, për të punuar e qetë pas startit me lëundje. Pas dy ndeshjeve me vetëm një pikë, ai shton se ka ardhur momenti për fitore.

Egnatia do të luajë në Ballsh kundër Bylisit të shtunën në orën 16.00 dhe trajneri Edlir Tetova shpreson që skuadra e tij të shfaqë një fytyrë ndryshe nga ajo e dy javëve të para. Në këtë aspekt, Tetova thotë se pauza e kampionatit i ka vlejtur skuadrës së tij.

“Ishte një pushim në momentin e duhur, si për të marrë veten nga kupat e Evropës, ashtu dhe nga ndeshjet e kampionatit. Gjithashtu na vlejti shumë dhe për lojtarët e rinj”.

Në Adush Muça kampionët do të gjejnë përballë një kundërshtar të vështirë…

“Fusha e Bylisit ka qenë gjithmonë e vështirë, pavarësisht se ne kemi patur së fundmi rezultate të mira. Gjihsesi, kjo nuk do të thotë asgjë, sepse ky është kampionat i ri dhe çdo skuadër ka synimet e veta. Sigurisht që ne shkojmë për tri pikët”.

Pas vetëm një pike në dy ndeshjet e para, Tetova thotë se ka ardhur koha për suksesin e parë.

“Është e vërtetë që nuk kemi bërë mirë në dy ndeshjet e para. Në ndeshjen e parë, një lojë jo shumë të mirë. Në ndeshjen e dytë jemi afruar me atë që kërkojmë. Rezultati besoj që do të vijë ndeshje pas ndeshja”.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit Edlir Tetova, në pragndeshjen me Bylisin, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar: Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img