Pas barazimit dramatik në shtëpi me Vllazninë, Egnatia ndeshjen e javës së 32-të do ta luajë jashtë duke qënë mysafire në Ballsh. Një përballje shumë e fortë jo për rrogozhinasit duke pasur pasysh formën e mirë që po kalon Bylis, gjë që e tregoi edhe me Tiranën javën e kaluar, por edhe nevojën dhe domosdoshmërinë që ka ka për të marrë pikët e plota.
Megjithatë, për trajnerin Tetova ka lajme të mira, pasi për këtë ndeshje i rikthehen të pezulluarit, ndërkohë që të dëmtuarit kanë nisur të lënë infermierinë. E gjitha kjo ka sjellë një klimë pozitive në skuadër, ndaj edhe në konferencën për shtyp të dhënë një ditë para ndeshjes, tekniku i rrogozhinasve u shpreh optimist për rezultat pozitiv në transfertën e Ballshit, ndeshje kjo që luhet të hënën duke nisur nga ora 15:00.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit Edlir Tetova në pragndeshjen, Bylis-Egnatia, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.