Vllaznia pret nesër pasdite Elbasanin në stadiumin “Loro Boriçi” për javën e 17-të të Abissnet Superiore, starti i së cilës do të jetë në orën 16:30. Në fakt, kalendari zyrtar përcakton, Elbasani-Vllaznia, që do të thotë se ndeshja duhet të luhet në “Elbasan Arena”, por luajtja me mirëkuktim e ndeshjes së fazës së në Elbasan për arsye të punimeve që zhvilloheshin në “Loro Boriçi”, kjo ndeshje do të zhvillohet në fushën e Vllanzisë.
Në konferencë për shtyp dhënë paraditen e sotme, trajneri kuqebluble, Tomas Brdariçi, e paralajmëroi sfiodën e nesërme të vështirë, por nga ana tjetër, duke qënë i bindur në reagimin e Vllaznisë për t’u kthyer tek fitorja.
“E dimë për situatën tonë, përgjatë sezonit deri tani i kemi mbijetuar disa uljeve dhe ngritjeve. Objektivi ynë të rikthehemi me fitore, kryesore që kishim pak kohë për ndeshjen e radhës. Kjo tregon që nuk duhet të flasim shumë, por të tregojmë ndeshje tjetër nesër.
Mënyra ime e trajnimit, të jemi në balancë të ditëve të mira dhe jo të mira. Ky është futbolli, me kushtet që kemi. Duhet të fokusohemi me gjërat esenciale. Jo vetëm kur fiton ndeshjet është gjithçka mirë, por dhe kur kemi humbje si në dy ndeshjet e fundit, jo çdo gjë e keqe. Duhet të filtrojmë si duam të luajmë, më shumë agresivitet dhe energji. Të luftojmë taktikisht, e dimë Gvozdenoviç, por përsëri ekipi i Elbasanit i njëjti, ka lojtarë që mungojnë si dhe te ne. Duhet të punojmë që momenti të jetë në krahun tonë. Kishim 2-3 momente që duhet të mbronim më mirë. Kishim shumë fitime të topit në presing. Duhet të kuptojmë se duhet të luajmë më mirë tranzicionin në sulm. Këtu duhet të tregojmë fytyrën tonë nesër.
Skuadra jonë nesër nuk do të jetë e madhe, por do të kemi ekip kompetitiv. E sigurt që nesër do të japim një reagim.
Është shumë punë, stafi mjekësor është i zënë për momentin. Duhet të falenderojmë për punën e tyre, po mundohen të kthejnë lojtarët, nuk është e thjesht. Lojtarët po investojnë për t’u kthyer, si Krymi që shkoi jashtë. Është një problem, por nuk kemi kohë të ankohemi, duhet të shikojmë përpara, të jemi sa më pozitiv dhe të luftojmë për një rezultat të mirë nesër.
Po mendojmë për lojtarët e stolit. E kam adresuar te lojtarët, kam parë energji shumë të mirë. Lojtarët që nuk kanë marrë mjaftueshëm, po punojnë që kur të kenë mundësi për të luajtur, duhet të japin rezultat. Kemi disa opsione nesër, duhet të mendojmë gjatë stërvitjes cili është opsioni më i mirë për nesër.
Normalisht që Spahija është në projektet e mia. Është një djal që ka treguar potencialin e tij deri tani. Kishim dëmtim shumë të rëndë që uli pak ritmin e tij dhe ishte për kohë të gjatë jashtë. Po rritet, ka konfidencë, po flasim shumë dhe po punojmë me të. I dhamë besimin si të gjithë lojtarëve që janë pjesë e ekipit, në futboll duhet të jesh i durueshëm, të kesh pasion dhe të kesh energji.
Situata me dëmtimet nuk na pëlqen. Provojmë të reduktojmë numrin, asnjë ekip në Shqipëri nuk e ka ekipin e plotë, mund të flasim për ngarkesa, kushtet, sikur e shikoni në fushën ku stërvitemi është një fushë ashtu-ashtu, dhe ajo sintetike është shpesh e zënë dhe nuk kemi mundësi të stërvitemi atje, por këto janë kushtet që kemi. Nuk duhet të ankohemi për kushtet, të punojmë fort që t’i kemi të gjithë të gatshëm.
Ne kemi një plan, strategji dhe duhet të punojmë. Në 45 minutat e para nuk mund të besonim që rezultati ishte 0-2. Ato kishin dy-tre momente që fituan nga gabimet tona, e di që nesër mund të jetë e njëjta situatë, por momenti duhet të vijë në krahun tonë sepse është decizive. Nëse mban shumë topin dhe nuk ke shumë tranzicion, duhet të përdorësh mundësitë në avantazhin tënd, prandaj ne do punojmë fort”, u shpreh ndër të tjera, trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç në konferencën për shtyp dhënë në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”.
(Video) Prononcimin e plotë në video të trajnerit kuqeblu Tomas Brdariç në prag të ndeshjes me Elbasanin, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE