Friday, March 6, 2026

(Video) Prag Flamurtari, tekniku Martini karikon skuadrën për fitoren e radhës. Flamurtari-Vllaznia, luhet të dielën, ora 18:00

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kalendari i ngjeshur, nga kampionati në kupë dhe nga kupa në kampionat, ka bërë që Vllaznia të mos qëndrojë asnjë ditë pushim.

Kjo u pa edhe pas ndeshjes së fundit, atë të së mërkurës, kur menjëherë pasi skuadrat e Vllaznisë dhe Bylisit që mbyllën ndeshjen e dytë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë boshatisën fushën e lojës, në qilimin e blertë të stadiumit “Loro Boriçi” zbriti një kontigjent i zgjeruar i skuadrës kuqeblu.

Futbollistë, që  tekniku Edi Martini i kishte lënë pushim për këtë ndeshje, por edhe ajo pjesë që u aktivizua si zëvendësues gjatë takimit. Një gjë e tillë vjen pasi ndeshja tjetër e radhës është shumë pranë.

Të dielën, Vllaznia është mysafire në në Vlorë për t’u përballur me Flamurtarin vendas në kuadër të javës së 27-të të kategorisë Abissnet Superiore.

Sfida në fjalë, e programuar për të nisur prej orës 18:00, konsiderohet shumë e rëndësishme për Vllazninë kryesuese të kampionatit, pasi një tjetër rezultat pozitiv në këtë transfertë i mban ndjekësit e saj në distancë për të vijuar e sigurtë drejt objektivit të titullit kampion.

Pozitive për teknikun Martini është fakti se për këtë ndeshje ka në dispozicion një kontigjent të bollshëm futbollistësh, çka e bën atë të ketë komoditet në përzgjedhjen e formacionit të parë.

Ajo që ngroh Martinin, ishte edhe testi pozitiv që futbollistët e stolit shfaqën gjatë ndeshjes së dytë të Kupës së Shqipërisë me Bylisin në “Loro Boriçi”, mes të cilëve edhe dyshja e huaj, Aleksandër Kuros dhe Kristian Dros, duke përfshirë këtu edhe Gledian Pusin, Alsid Tafili, Aris Arën, etj.

Referuar kundërshtarit që ka përballë, Flamurtarit që lufton për mbijetesë, tekniku Martini e konsideron këtë sfidë shumë të vështirë, ndaj ka kërkuar mobilizim maksimal nga futbollistët e tij për ta kaluar me sukses edhe këtë sfidë të radhës.

Referuar kalendarit të javës së 27-të të Superiores, ato do të luhen në dy ditë. Të dielën, krahas duelit, Flamurtari-Vllaznia, në program janë edhe dy ndeshjet e tjera Bylis – FK Vora dhe Tirana – AF Elbasani, ndërkohë që të hënën, luhen dy takimet e fundit, Egnatia – Teuta dhe Dinamo City – Partizani.

(Video) Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë Edi Martini për ndeshjen e fundjavës ndaj Flamurtarit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img