Monday, December 23, 2024

(Video) Prag gjysmëfinalja e dytë e Kupës, Vllaznia-Egnatia, klubi kuqeblu thirrje tifozëve: “Të gjithë së bashku në “Loro Boriçi” për të kthyer rezultatin. Forca ”… Tribuna C hyrja falas

Lexo

Ora 18:00 e kësaj të mërkurë është e veçantë për tifozërinë shkodrane, pasi skuadra e tyre e zemres Vllaznia, pret në stadiumin “Loro Boriçi” Egnatian e Rrozhinës. Luhet takimi i dytë gjysmëfinal i Kupës së Shqipërisë, kur në sfidën e parë të luajtur në Rrogozhinë, Egnatia ka fituar me rezultatin e ngushtë 1 me 0.

Një avantazh ky që i jep avantazhin Egnatias që krahas kryesimit në Superiore të kërkojë edhe finale e Kupës së Shqipërisë, kompeticion që është fitues në fuqi i edicionit të kaluar teksa mundte në finale Tiranën 1-0.

Por, natyrshëm që objektivin për të shkuar në finale, dhe madje për ta fituar edhe trofeun në fjalë, e ka edhe Vllaznia e Shkodrës. Pas atij 90-të minutëshi të ndeshjes së parë, ku kuqeblutë e mbyllën me dy kartonë të kuq takimin, tekniku Qatip Osmani dhe stafi i tij ka punuar me përkushtim në proçesin stërvitor duke përgatitur një situatë optimiste me synim përmbysjen e rezultatit dhe kualifikimin në finale.

Për të kaluar pengesen Egnatia, në kluni kuqeblu kanë nevojë edhe për tifozërinë shkodrane, së cilës i janë drejtuar publikisht edhe me një spot publicitar kude kërkuar nga ana e tyre mbështetjen e skuadrës në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”.

“Ndeshja e kthimit! . Të gjithë së bashku në “Loro Boriçi” për të kthyer rezultatin. Forca . Biletat për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, KF VLLAZNIA – KF EGNATIA kanë dalë në shitje që nga e hëna dhe mund t’i gjeni:

Tek dyqani UNIVERSAL

(Ora 09:00 – 20:00)

Biletaria e Stadiumit “Loro Boriçi“

Të Marten dhe të Mërkuren

(Ora 10:00 – 19:00)

Market VLLAZNIA – Tek Stacioni i Trenit

ONLINE: https://shop.vllaznia.al/biletat/

Tribuna C hyrja falas

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img