(Video) Prag-gjysmëfinalja “Final 4”, Vllaznia-Dinamo. Brdariç: Skuadra është e plotë, shkojmë në finale, objektivi titulli kampion!

E gjendur prej dy-tre ditësh në qytetin bregdetar të Durrësit, pasditen e sotme, Vllaznia i ka dhënë fund përgatitjeve për sfidën e së dielës, ku përballë do të ketë Dinamon, në kuadër të gjysmëfinales së “Final 4”.

Në prononcimin e dhënë një ditë para ndeshjes, tekniku i kuqebluve, Tomas Brdariç, e konsideron një sfidë të madhe, ndërsa shprehet i kënaqur për gjendjen e skuadrës, ku në dispozicion ka të gjithë futbollistët kuqeblu.

 “Nesër do të jetë një sfidë e madhe. Duhet të punojmë shumë që të bëjmë hapin e radhës pasi kanë mbetur edhe dy të tillë. Nesër duhet të japim më të mirën tonë për të qenë në finalen për titullin kampion. Kemi punuar fort përgjatë këtyre ditëve. Objektivi ynë është të vazhdojmë këtë rrugëtim. E dimë mirë rëndësinë e ndeshjes dhe duhet të bëjmë çdo gjë për të arritur fitoren. Duhet të zbatojmë gjithçka që kemi aplikuar gjatë këtyre ditëve në stërvitje. Pavarësisht se kemi avantazhin e barazimit, ne duhet të hyjmë në fushën e lojës për fitore. Padyshim duhet të tregohemi të kujdesshëm në ruajtjen e një balance të mirë në mes reparteve të skuadrës.”, tha Brdaric.

 “Jemi të bindur që i kemi të gjithë lojtarët e gatshëm për këtë takim. Gjithsecili prej tyre ka punuar fort deri në këtë moment ndaj duhet të marrim maksimumin prej tyre. Tani ndihemi gati për lojë. E dimë mirë se çfarë ekipi do të kemi përballë.”, tha Brdariç.”.

(Video) Prononcimin e plotë në video të trajnerit kuqeblu, Tomas Brdariç, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu