(Video) Prag Laçi-Egnatia. Tekniku i rrogozhinasve Tetova: Do të jetë një ndeshje shumë e hapur, shkojmë për fitore!

Laçi – Egnatia, është ndeshja e parë që luhet të martën për llogari të javës së 29-të të Abissnet Superiore  duke filluar nga ora 13:30. Në prag të kësaj ndeshje, trajneri i Egnatias, Edlir Tetova , i shoqëruar nga zëdhënësi i shtypit  i klubit rrogozhinas, Xhevdet Zekaj, doli në një konferencë shtypi për median.

“Shorti midis katër skuadrave më të mira. Janë pretendentët kryesorë për Final Four. Shorti na vë përballë Partizanit, me shumë histori pavarësisht gjendjes që po kalon momentalisht. Duhet të fokusohemi për të marrë masat.

Afron ndeshja e nesërme kundër Laçit, ekip që ka bërë mirë pavarësisht ndeshjes së fundit që është mundur nga Tirana. Zhvillon lojë të mirë, sidomos taktike duke bërë markim të gjithë lojtarëve, afërsisht në gjithë fushën, megjithatë ne kemi marrë masa.

Ka disa mungesa, janë pesë. Rikthehet Zejnullai me Uoltain. Mungon Ujka dhe Lushkja, sigurisht dhe Malota, Aleksi dhe Ndreca. Ne do bëjmë maksimumin nesër.

Mungesat ndjehen në ekip. Me shqetëson më tepër se kam 2 javë një grup lojtarësh, javën tjetër një grup lojtarësh. Po themi mungesa të ndryshme. Ne jemi grup, pres nga të gjithë, jo nga individi.

Ishte vetëm një ndeshje kampionati me Dinamon. Nëse do përballeshin në Final Four, apo finale kupe, ka doza të tjera ajo ndeshje. Nuk mendoj jemi vetëm ne rivalë.

Nuk ka favorizim me Laçin. Sigurisht javët që lamë pas ishin ngarkesa të tepërta për të gjithë sepse 3 ndeshje brenda javës. Nesër do të jetë një ndeshje shumë e hapur.

Diktaturë? Më vjen mirë që në ekipin tim shënohen gola nga të gjithë dhe që jemi grup që nuk luajmë për momentin, por luajmë për progresin.

Jemi të katërt ekipet aty. Gjatë gjithë kohës që udhëheqim këtë katërshe, me një ndryshim shumë të vogël, por mendoj emocionet e Final Four janë diçka tjetër.

Ne të gjithë mbrojmë dhe sulmojmë, jemi afër kësaj gjëje. Grupi është.

Lushkja golashënues? Është pozicioni, ka merita. Është aty ku duhet në momentin e duhur, prandaj shënon rregullisht. Kemi bërë diçka të tillë. Kemi një taktikë në kokë si grup, për ta çuar topin në rrjetë”, u shpreh Tetova.

(Video) Prononcimin e plotë në video të trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova, në prag të ndeshjes me Laçin, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu