Laçi-Vllaznia, është ndeshja e parë hapëse e javës së 27-të të Abissnet Superiore, e cila luhet pasditen e së shtunës në stadiumit e Kurbinit duke nisur nga ora 14:00. Pikërisht për takimin e vështirë në transfertën e Laçit, tekniku i Vllaznisë Thomas Brdariç ka shprehur bindjen se skuadra do të dijë të triumfojë. Në konferencën për shtyp, ai ka folur edhe për mungesat dhe shqetësimin për lodhjen e 120 minutave të Kupës.
“Tani i gjithë fokusi jonë është i përqendruar tek sfida me Laçin. Do jetë një ndeshje e forte. Kundërshtari ka në pankinë një trajner me eksperiencë dhe me ardhjen e tij kjo skuadër është rritur shumë. Por e dimë që jemi Vllaznia dhe do të tregojmë se jemi të fortë për ta fituar këtë ndeshje”, është shprehur fillimisht, Brdariç..
Më pas, njëshi i pankinës kuqeblu ka folur edhe për ngarkesen që ka pasur skuadra në ndeshjen e së martës për Kupë ndaj Elbasanit.“Kur luajmë në 120 minuta dhe shkojmë në penallti, kuptohet që aspekti fizik i lojtarëve do të ulet, por ne jemi një skuadër e madhe, jemi ende në shkurt dhe pothuajse e kemi arritur objektivin që ka klubi, që të shkojmë në Europë dhe për këtë jemi të lumtur”, është shprehur Brdariç.
(Video) Prononcimin e plotë në video të trajnerit kuqeblu, Tomas Brdariç në prag të sfidës me Laçin, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.